Kafeina shlyen rrudhat dhe të zezat nën sy
Faqja 1 e 1
Kafeina shlyen rrudhat dhe të zezat nën sy
Kafeina, përbërësi kryesor i pijes së zezë pa të cilën nuk mund
ta paramendojmë fillimin e ditës, ka marrë një rol të ri. Studimet më të
reja kanë treguar se kremrat për fytyrë të bazuara në kafeinë, heqin
vitet dhe lodhjen nga fytyra, reduktojnë nënsytë dhe pjesët e errëta
rreth syve.Një krem i tillë është bërë aq i popullarizuar në
Britani të Madhe, saqë prodhuesi është dashur të bëjë një listë të
pritjes ku përfshihen më shumë se 4.000 njerëz.
Stilistja e shumë aktoreve të famshme hollivudiane, Jorjee Douglas, e
ka pohuar efektin e produkteve kozmetike të bazuara në kafeinë.
“Rregullisht e shfrytëzoj në fytyrën e Jennifer Aniston. Kafeina bën që shiritat e zinj rreth syve të zhduken”, ka thënë Jorjee.
Kafeina nxit qarkullimin e gjakut në kapilaret rreth syve. Kjo bën që
lëkura të duket më e freskët dhe më e shëndoshë, ndërsa sytë janë më
pak të fryrë.
Femrat të cilat kanë përdorur produkte me kafeinë, përmirësimin e kanë vërejtur pas një muaji./Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi