Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Brad Pitt në ‘mision’?

Shko poshtë

Brad Pitt në ‘mision’?  Empty Brad Pitt në ‘mision’?

Mesazh nga Vizitor Thu 30 Jun 2011 - 1:21

Brad Pitt në ‘mision’?  F.0630141303329_m
Brad Pitt është duke u lidhur me një rol në dramën “The
Mission”, e cila tregon ngjarjen e një operacioni gjashtëvjeçar
metodologjik për të liruar 15 pengje nga një xhungël në Kolumbi.
Pengjet,
të cilat mbahen nga grupi gueril kolumbian FARC për gjashtë deri në 15
vite, janë trajtuar në mënyrë tronditëse pasi janë shëtitur nëpër
xhungël dhe shpesh janë lidhur me qafë për drunjtë gjatë natës.
Megjithatë fokusi i filmi do të jetë operacioni Jaque, një veprim
ushtarak që rezulton me lirimin e 15 pengjeve, ngjarje e cila kishte
ndodhur më 2 korrik të vitit 2008.
Të drejtat për realizimin e filmit me skenar të Peter Landesman i ka
fituar kompania Warner Bros., e cila tash dëshiron Pitt në rolin
kryesor.
Aktori, i cili është duke xhiruar filmin “World War Z”, pritet të
nënshkruajë për këtë rol, derisa Warner Bros. synon të fillojë xhirimet
sa më shpejtë që mundet. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi