Përshtypja e mirë në takimin e parë, kyçe
Përshtypja e mirë në takimin e parë, kyçe
Përshtypja e parë është shumë e rëndësishme marrë parasysh se
hulumtimet kanë treguar se në një person ajo krijohet vetëm pas disa
sekondave. Kudo që shkoni, në takimin e parë, te miqtë apo në ndonjë
aheng të shoqërisë së re, kujdes pasi që mendimi të cilin njerëzit e
arrijnë për ju, më vonë është vështirë ta ndërroni.
Megjithatë, jemi kujtuar për disa rregulla të cilat do të mund të
jenë të dobishme që të lini përshtypje të mirë te njerëzit. Pra
fillojmë!
Paraqitja miqësore
Shikimi në sy, të buzëqeshurit i hapin të gjitha dyert dhe do të lësh
përshtypjen e personit miqësor, i mbushur me plot vetëbesim. Mos harro
se nuk guxon që me personin e caktuar kur të flisni me dorë t’ia
shtrëngoni shumë apo pak dorën. Buzëqeshja e sinqertë, është mirë e
njohur, ajo që mund të hap zemrën e secilit.
Telefoni celular
Secilin e nervozon kur telefoni celular i dikujt vazhdimisht cingëron
sidomos me rastin e takimit të parë, kur dikush vazhdimisht e ndërpret
bisedën tuaj, që të paraqitet në celular, të shkruajë SMS porosi apo “të
shëtisë” në internet. Nëse megjithatë prisni thirrje urgjente (por
vërtet urgjent, dikush nga familja është i sëmurë apo prisni që t’ju
thërrasin se, për shembull, duhet të shkoni të blini ushqim për tezën e
vjetër dhe të sëmurë e cila nuk mund të ecë, apo prisni telefonatë për
punësim sezonal), sqarojë këtë që në fillim të shoqërimit. Në të gjitha
rastet tjera, telefonin vëreni në “dridhje” dhe më vonë do të shihni
kush ju ka thirrur apo ju ka dërguar porosi.
Përpiqu të mos vonohesh
Nëse vazhdimisht vonohesh, njerëzit do të mendojnë që jeni person e
cila aspak nuk e respekton kohën e huaj, nuk është i interesuar apo
madje është edhe i pasjellshëm. Me vonesë nuk do ta impresiononi askënd,
vetëm do ta nervozoni atë me të cilin gjendeni në atë moment. Vetëm
vihu në pozitën e atyre që ju presin!
Shmangni temat serioze
Përpiqu që të jeni me disponim të mirë dhe flisni tema të caktuara të
cilat të gjithëve u interesojnë, sikur që janë filmat, muzika, moda,
letërsia, sporti dhe temat e tjera të ngjashme (varet nga shoqëria).
Diskutimet për politikën, religjionin apo kriza e rëndë ekonomike që po
mbretëron në botë me rastin e takimit të parë, sado që ju tërheqin,
megjithatë shmangni.
Komplimentet
Askush kurrë nuk është lënduar nga fjala e mirë kështu që lirisht
mund t’ia thoni ndonjë kompliment bashkëbiseduesit tuaj, për shembull
nëse e keni vërejtur se personi me të cilin flisni e ka ndonjë bluzë
shumë të bukur, këpucë apo qafore mundeni këtë ta komentoni dhe ja tema e
shkëlqyeshme për bisedë.
Vizitor- Vizitor
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi