Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Rexhepi i dhënë pas baladave

 :: Show Biz

Shko poshtë

Ardi Rexhepi i dhënë pas baladave Empty Ardi Rexhepi i dhënë pas baladave

Mesazh nga Vizitor Sun 26 Jun 2011 - 7:38

Ardi Rexhepi është këngëtar i ri i skenës muzikore që synon të arrijë sukses në fushën e muzikës. Ardi brenda pak kohësh arriti të depërtojë në skenën muzikore duke realizuar tri balada “Një pikë loti”, “Pa fat” dhe tani sapo ka lansuar në treg këngën baladë “Maturant”.

Kënga “Pa fat” vazhdon të pëlqehet mjaft shumë në publik dhe Ardi
mendon t’ia realizoj edhe videoklipin. Edhe pse është vetëm 16-vjeçar
Ardi ka shumë vizione dhe vullnet për të ecur përpara.

“Tani sapo kam realizuar disa këngë të reja dhe pas pak do të nisë
edhe me përgatitje të videoklipeve. Kënga është profesioni dhe pasioni
im i jetës andaj do të punoj për të përmbushur dëshirën time”, ka thënë
ai për “Zëri”.

Ardi përveç këndimit ushtron edhe në piano. Tani është duke
bashkëpunuar me Kushtrim Ajetin dhe Drinor Zymberajn. Talenti i tij për
këngën thotë se do të vazhdojë të nxjerrë në pah aftësitë e tij për
muzikën.

K. Bajrami
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi