Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zana: Fadilin e kam “daddy”

 :: Show Biz

Shko poshtë

Zana: Fadilin e kam “daddy” Empty Zana: Fadilin e kam “daddy”

Mesazh nga Vizitor Sun 26 Jun 2011 - 7:27

Modelja kosovare Zana Krasniqi, e cila këto kohë ka krijuar një lidhje të re dashurie, ka thënë gjatë një interviste televizive se është shumë e lidhur me fotografin e famshëm shqiptar, Fadil Berisha. E ftuar në emisionin “Takimi i Pasdites” në tv Klan, “Miss Kosova 2008”, modelja e parë që prezantoi shtetin e saj në një garë bukurie, është shprehur se pavarësisht suksesit dhe famës që njerëzit shohin, ka
pasur një periudhë në jetën e saj kur ajo ka dashur të tërhiqej fare nga
moda.

“Por pastaj iu riktheva dhe aktualisht jetoj në Amerikë, në Manhatan,
shumë pranë studios së Fadilit”, ka thënë Zana, e bija e këngëtarit të
mirënjohur, Naim Krasniqi. Ajo realizon herë pas here shërbime
fotografike të papara me Fadil Berishën, me të cilin ka një marrëdhënie
të veçantë.

“Nuk rri dot pa Fadilin. Kur ai nuk është në studio, unë shkoj e rri
atje me Albanën (asistenten e tij) dhe e marr në telefon dhe e pyes “kur
do kthehesh Daddy” (kështu i thërret Fadilit- daddy-babush në shqip)”,
ka shtuar modelja e dashuruar, duke shtuar se fotografi shqiptar me famë
ndonjëherë tregohet edhe i ashpër me vajzat që fotografon.

Sa i takon të dashurit të saj, është raportuar këto ditë në shtyp se
ai është mjaft xheloz për Zanën, aq sa ndërsa ajo ishte një ndër të
ftuarit që ndanin trofetë në “Top Fest 8”, ai nuk dëshironte që ajo të
ndante çmimin së bashku me Blerim Destanin- sikurse ishte parashikuar,
ndaj Zana u ngjit në skenë me futbollistin Redi Jupi. /Standard/








[/font][/color]
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi