Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vesa Luma: Dua të martohem më mësit

 :: Show Biz

Shko poshtë

Vesa Luma: Dua të martohem më mësit  Empty Vesa Luma: Dua të martohem më mësit

Mesazh nga Vizitor Sun 26 Jun 2011 - 7:22

Këngëtares Vesa Luma i pëlqejnë traditat shqiptare dhe duket se ajo pret mësit për të vënë unazën në gishtin e saj. Vesa e cila këto ditë ka publikuar videoklipin e ri “Ti po don” ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Fehi’s show” i cili u transmetua në “TV21”, ndërsa tha se dëshiron të martohet më mësit dhe të shkojë nuse me shumë vetura. “Paardh me më marr krushqit me 100 vetura nuk bëhëm nuse”, përgjigjet ajo
duke qeshur në një nga pyetjet e drejtuesit të emisionit Fehmi Ferati.Në këtë emision Luma po ashtu tregoi për eksperiencën e bukur që e ka
kaluar në “DWS” ndërsa theksoi se Dhërmiun e ka “pikë të dobët”, por
mohoj të këtë ndonjë pasuri të patundshme atje.
“Dhërmiu është vendi ku ndihem më së miri, aty ndihem tamam Vesë.
Kanë pas shkruar se kam blerë shtëpi, banesë, truall, por asgjë nuk
është e vërtetë. Thjeshtë më pëlqen si vend dhe kënaqëm sa herë që
shkoj”, ka thënë ajo.
Vesa Luma: Dua të martohem më mësit  Fehmi%20Ferati,Majlinda%20Kelmendi%20dhe%20Driton%20Kuka
E shoqëruar nga grupi “Zanzi bend” të cilët janë pjesë e përhershme e
emisionit, Vesa këndoi disa këngë live, ndërkohë asaj i ishte
përgatitur edhe një befasi ku iu lëshua një incizim i moshës së
fëmijërisë në të cilën Vesa kishte kënduar këngën e parë në një
festival.
Në “Fehi’s show” mysafirë ishte edhe kampionia e botës në xhudo
Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka, ndërsa personazh në
rubrikën “Interesanti i javës”, ishte gjyqtarja e parë shqiptare në
futboll, Sanije Krasniqi.
Vesa Luma: Dua të martohem më mësit  Fehmi%20Ferati
Edhe në këtë të premte, prezantuesi i njohur Fehmi Ferati komentoi
ngjarjet interesante që kanë ndodhur në javën që lamë pas si dhe titujt e
gazetave tona të përditshme. Në këtë emision nuk mungoi as pjesa
humoristike, ku nga një aktor u imitua zëvendëskryeministri i parë i
Kosovës, Behxhet Pacolli dhe lobimi i tij në shtetet afrikane.
Emisioni “Fehi’s show” transmetohet çdo të premte në orën 23:00 në
“RTV21”, ndërkaq repriza është çdo të marte në orën 13:00./Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi