Vesa nuk e çon kohën kot
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Vesa nuk e çon kohën kot
Edhe pse nuk arriti finalen në garën e vallëzimit “Dancing with the Stars” për të cilën shpresoi mjaft, përsëri nuk ndihet e zhgënjyer. Ajo gjatë kohës së qëndrimit të saj në Tiranë, realizoi këngën më të re, të titulluar “Ti po don”, dhe tani ka nisur edhe xhirimet e videoklipit. Për më shumë rreth përvojës së saj në “Dancing with the Stars” dhe projektet e reja flet për “Zërin”.[/i]
Cila ishte përvoja juaj në “Dancing of the Stars”?
Pjesëmarrja ime në “Dancing with the Stars” mund ta përshkruaj si
përvojën time më të bukur gjatë tërë karrierës sime. Kam kaluar tre muaj
në këtë garë vallëzimi dhe kam përjetuar çaste që s’mund t’i harroj
kurrë.
Edhe pse është folur se do të arrini në finale, një gjë e tillë nuk ndodhi, jeni e zhgënjyer?
Jo, tani për tani më ka kaluar tërë ajo mërzi apo zhgënjim nëse mund
ta quaj. Të them të drejtën atë natë që u diskualifikova nuk e prisja,
sepse deri në momentin e fundit kam marrë shumë kritika të mira nga
juria. Mirëpo, ja që ndodhi dhe tani ndihem krenare që përfaqësova
Kosovën në një garë të vallëzimit profesional.
Edhe pse nuk arrita fitoren, unë misionin tim e kam kryer dhe kështu
fare nuk preokupohem për këtë. Kam thënë edhe më parë se kjo është një
garë në të cilën vetëm njëri duhet të fitojë, andaj të them të drejtën
nuk kam shkuar në këtë garë vetëm për të fituar, por në një mënyrë edhe
për ta mësuar vallëzimin profesional.
Kush sipas jush duhet të fitojë?
Unë e konsideroj se në këtë garë vallëzimi ka pasur shumë vallëzues
të mirë, madje profesionistë të shquar. Mirëpo, unë mendoj se çmimin
meritor është dashur ta marrë Olsa Bizari edhe pse është diskualifikuar
nga gara. Ajo për mua është një vallëzuese e denjë dhe profesioniste.
Në opinion është folur për një lidhje tuajën me Big Bastën, cila është e vërteta?
E kam kuptuar se gjatë qëndrimit tim në Tiranë kanë qarkulluar mjaft
thashetheme, mirëpo e vërteta është se unë nuk kam asgjë me Big Bastën.
Thjesht kemi një shoqëri dhe asgjë më shumë, madje as që mund të ndodhë
dashuria mes nesh.
Nëse do të takoheshe me djaloshin e ëndrrave tuaja në Tiranë, do pranoje të jetoje atje?
Për mua nuk është e rëndësishme vendi, është njësoj si në Tiranë apo
në Kosovë. Kryesorja është të gjej djaloshin që më përket mua, më bën
jetën të lumtur dhe më përkrah në çdo aspekt.
Tani keni realizuar edhe një këngë të re, sa jeni e kënaqur me këtë projekt?
Përderisa qëndroja në Tiranë realizova edhe një këngë të re me
Florin. Kënga titullohet “Ti po don” që besoj se do të pëlqehet nga
publiku. Tani kam nisur xhirimet e videoklipit dhe sapo të përfundoj do
të lansohet në treg. Klipi do të jetë veror i gjiruar në bregdet, mirëpo
nuk mund të flas më shumë rreth tij sepse dua që të mbetet surprizë për
publikun.
Do të keni edhe këngë të tjera gjatë sezonit veror?
Padyshim se do të ketë, mirëpo përveç këngëve unë jam e angazhuar
edhe me turne brenda dhe jashtë vendit, dhe më duhet të jem e gatshme
për një verë të nxehtë gjatë këtij viti.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Genci di ta menaxhojë kohën
» Vesa burrnesha seksi
» Elle MacPherson kthen kohën pas
» Vesa ushtron në det
» Vesa Luma: Jam e dashuruar
» Vesa burrnesha seksi
» Elle MacPherson kthen kohën pas
» Vesa ushtron në det
» Vesa Luma: Jam e dashuruar
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi