Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dilema tinejxherësh

Shko poshtë

Dilema tinejxherësh  Empty Dilema tinejxherësh

Mesazh nga Vizitor Fri 10 Jun 2011 - 19:52

Ke dëshirë të flakët që të bëhesh pjesë e ndonjë shoqërie,
mirëpo "ajo" nuk të pranon. Të kanë përjashtuar nga grupi, ndërkaq bota
jote menjëherë është rrënuar. E pyet veten se ku ke gabuar dhe çfarë
mund të bësh - është koha që diç të ndërmarrësh!
Klasa jote,
shoqëria e lagjes, vajzat nga klubi i volejbollit, grupi yt i
vëzhguesve... Së paku, sikur të mund të bëhesha pjesë e ndonjërit grup,
do ta ndjeja veten të fuqishme, të mbrojtur dhe të sigurt. Mirëpo, nuk
është aspak e lehtë të bëhesh pjesë e ndonjë shoqërie tashmë të formuar,
madje edhe kur të mund të arrish këtë, mund të të ndodhë që të të
përjashtojnë. Në qoftë se të ndodhë ashtu, çdo gjë ndryshon dhe ti
mendon se e tërë bota është kthyer kundër teje: sillesh si e humbur dhe
ndjehesh e vetmuar. Arsyet për përjashtim nga shoqëria të shumtën na
duken të parëndësishme, pa lidhje, madje edhe të padrejta. Pa marrë
parasysh këto, ky problem është shumë i shpeshtë tek të rinjtë. Pasojat
herë-herë mund të jenë mjaft serioze. Si të ballafaqoheni me këtë
problem? Në rend të parë duhet të zbulosh saktësisht pse të ka ndodhur
kështu?
A je e ngujuar?
Vuan. Sjellja e atyre që do të duhej të ishin miqtë tuaj është bërë e
padurueshme. Kurrkush nuk të ka thënë drejtpërdrejt "Shporru! Nuk të
duam!", mirëpo nuk mund të heqësh nga koka mendimin se je e padëshiruar.
Nga sjellja e tyre kupton se diç nuk është në rregull. Vajzat nga
shoqëria vazhdimisht kritikojnë pamjen tënde, në ahengje apo në mensë
kurrë nuk ka vend për ty. Mirëpo, studio të gjitha faktet: ekziston
mundësia se e tërë kjo është fryt i fantazisë sate apo madje është
obsesion yti, ide të cilën e ke formësuar në kokë dhe e cila tani
vazhdimisht të ndjek. Gjithashtu mendo mirë se kritikat të cilat t'i
drejton shoqëria a janë për shkak të pamjes dhe sjelljes sate apo
ndoshta vërtet ata kanë qëllim të mirë dhe këshillat e tyre janë
miqësore. Megjithatë, mund të ndodhë se vërtet ata dëshirojnë që të të
përjashtojnë nga shoqëria e tyre. Këtë dyshim mund ta zgjidhësh vetëm
ti, mirëpo duhet patjetër të jesh e sinqertë me vetveten. Në qoftë se
është fjala për kritika qëllimmira, pranoji dhe provo të ndryshosh atë
që mundesh. Mirëpo, në qoftë se bindesh se ata megjithatë të refuzojnë,
atëherë situata është krejtësisht ndryshe.
Dilema tinejxherësh  Foto-1dilema
Mendojnë se je e ndryshme nga ata?
Situata bëhet edhe më serioze kur brenda grupit krijohet një ide unike e
cila fillon të dominojë. Ai i cili nuk pajtohet me atë ide apo me atë
model rrezikon që ta konsiderojnë "të ndryshëm" dhe për atë shkak e
refuzojnë. Kundër kësaj ideje duhet luftuar, sepse grupi i njerëzve, i
cili mbyllet në vetvete dhe nuk lejon kurrfarë ndikimi nga jashtë, bëhet
grup personashe të njëjtë, monotonë, të cilët frikësohen t'u
kundërvihen të tjerëve. Patjetër duhet të kuptosh se "llojlllojshmëria"
është e ndërsjellë: në qoftë se unë janë i ndryshëm nga ti, kjo do të
thotë se edhe ti je i ndryshëm nga unë. Pra, problemi nuk është në atë
se kush kë e refuzon, përkatësisht kush besom se ka forcë dhe të drejtë
që dikë ta përjashtojë. Fatkeqësisht, pasojat përherë i pëson ai të
cilin grupi e ka përjashtuar.
Njëherë shpifjet, pastaj përjashtimi
Ekzistojnë shumë kuptime që duhet marrë parasysh: paragjykimet dhe
diskriminimi. Paragjykimi është qëndrim ndaj njerëzve të tjerë, i cili
shpesh është shumë i përshtatshëm, sepse është më lehtë të konkludosh me
hamendje, nuk provon të mendosh me kokën tënde dhe nxjerr konkluzione
vetjake. Diskriminimi është mënyrë e sjelljes. Këto dy kuptime janë të
lidhura me njëri-tjetrin - e nxisin njëri-tjetrin. Fillon me shpifje
(paragjykime) dhe përfundon me përjashtim (diskriminim). Mirëpo, përse
bëhet përjashtimi? Të shumtën e rasteve për shkak të arsyeve tejet
banale: për shkak të pamjes fizike (peshës së madhe trupore, puçrrave),
por edhe për shkak të situatës ekonomike (sipas gardërobës që veshin).
Herë-herë fjala është për diskriminim dhe urrejtje, kur është fjala për
shkaqet racore apo gjinore. Në përgjithësi, përjashtohet çdo gjë që
është e ndyshme nga pjesa tjetër e grupit.
Mbroje vetëbesimin tënd!
Në qoftë se shoqëria të përjashton, mund të ketë pasoja fatale për
vetëbesimin tënd. Personi i cili e ndjen veten të përjashtuar nga
shoqëria shpesh fillon të mendoj keq për vetveten. Në qoftë se dikush të
thotë se je e trashë, do të ndjesh veten se i ke njëqind kilogramë. Në
qoftë se të thonë se je mendjelehtë, do të fillosh ta konsiderosh veten
të marrë. Personat e përjashtuar nga shoqëria shpesh e urrejnë edhe
vetveten dhe më nuk dinë se çfarë të bëjnë! Mos lejo askënd të të
konsiderojë ashtu! Në qoftë se vëren se dikush ndaj teje ka qëndrim të
padrejtë, posaçërisht për shkak të pamjes sate fizike, ngre kokën,
përdor vetëbesimin tënd dhe bisedo për atë problem. Me prindërit, me të
dashurin apo me miqtë të cilëve u beson. Assesi mos lejo veten të bijsh
nën ndikim të atyre të cilat dëshirojnë të të izolojnë. Kush nuk të do -
ai nuk e meriton të jetë mik yti. Bota është plot njerëz të cilët
dëshirojnë të shoqërohen me ty dhe të cilët e meritojnë të jenë në
shoqëri me ty!
Duhet të kesh humor të mirë, madje edhe kur diç nuk është në rregull
Qëndrimi pozitiv ndaj vetvetes është i rëndësishëm në çdo situatë, edhe
kur shoqëria nuk funksionon, edhe kur është çdo gjë në rregull.
* Shoqëria nuk bën të bëhet grup i izoluar, i cili nuk pranon asgjë jashtë suazave të veta.
* Duhet patjetër të kesh humor të mirë edhe kur je e vetmuar, ndjenja se
duhet t'i takosh ndonjë shoqërie nuk bën të shndërrohet në varësi.
* Me plot mend pranoji të gjitha mangësitë tuaja.
* Në qoftë se ke mendim të mirë për vetveten, më lehtë do të gjendesh kur shoqëria do t'i imponojë idealet e veta.
* Mbaje mend: përherë më së tepërmi duhet të mbështetesh në vetveten.
* Harroji paragjykimet, ruaje identitetin vetjak, duaje vetveten dhe
pusho të mendosh se të tjerët janë përherë më të mirë: kjo është receta
më e mirë për shërim nga "sindroma e përjashtimit"!

Çka të bën të vuash më së shumti?
* Miku yt kurrë nuk konsultohet me ty për planet e tij.
* Ke gjoks tepër të madh apo ndonjë puçërr në fytyrë dhe shoqëria jote vazhdimisht të përqesh.
* Situata sociale e familjes sate nuk të mundëson një jetë luksoze dhe ata për këtë arsye të injorojnë.
* Miqtë tuaj kurrë nuk provojnë të kuptojnë ndonjë problem tuajin, nuk të kuptojnë seriozisht.
* Gjatë pushimeve përherë je vetëm, askush nuk çan kokën se ç`po ndodh me ty.
* Të shmangen, sepse dikush ka thënë se ti sjell fatkeqësi.
* Kur shoqëria shkon diku me veturë, për ty kurrë nuk ka vend.

/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi