Si ta pushtoni dhe ta mbani?
Si ta pushtoni dhe ta mbani?
Si ta pushtoni dhe ta mbani?
Fillimi i lidhjes zakonisht është pjesa më e mirë për të dy anët dhe gjithsesi që përpiqen të lënë përshtypje sa më të mirë. Por, të mbash interesimin e dikujt është po ashtu aftësia e vërtetë. Për këtë jemi kujtuar për disa gjëra, për të cilat ai assesi nuk dëshiron t’ju humbë.
Je misterioze dhe paksa e paarritshme
Këtë këshillë sigurisht që e keni dëgjuar miliona herë, por na besoni, është shumë efektive. Djemtë i adhurojnë femrat rreth të cilave duhet të mundohen dhe të cilat nuk janë gjithmonë në dispozicion. Përveç kësaj, nëse keni shumë aktivitete dhe obligime, nuk do t’ju mungojë as tema për bisedë, dhe së bashku me këtë menjëherë jeni shoqëri e dëshiruar, apo jo?
Pamja
Djemve u është me rëndësi që të jeni të rregulluara dhe të pastra, nuk është e rëndësishme se a është stili juaj i modës elegant, sportiv, alternativ, klasik etj. Më e rëndësishmja është që të ndieni mirë në atë që e keni veshur. Por, nëse dëshironi të zbuloni paksa lëkurë dhe ta intrigoni, vini në pah dekoltenë apo këmbët, por assesi te dyja, pasi që do të dukeni se mundoheni tepër. Më mirë le të imagjinojë për ju deri te takimi i ardhshëm.
Aroma
Aromën vendoseni me masë, por assesi mos harroni ta vëni. Disa hulumtime kanë treguar se aromat kanë rolë të rëndësishëm me rastin e tërheqjes. Natyrisht, mos e teproni me të, pasi që kjo mund të shkaktojë kundër-efekt.
Veproni
Në vend që të prisni që ai të lajmërohet, mendo diçka interesante dhe e thërrisni! Përkrah ideve klasike për takim (kafeneja, disko, kinema), befasojeni me, për shembull, daljen me biçikleta apo badminton, shkuarjen në ndonjë shfaqje, koncertin e ndonjë grupi “cool” apo në ekspozitë. Do ta mbajë në mend që ka kaluar super, dhe se ju këtë e keni projektuar.
Magjepseni me buzëqeshje
Buzëqeshja të bënë të bukur, interesante dhe simpatike. Megjithatë, kujdes që të mbesni reale dhe të mos buzëqeshësh pa arsye.
Komplimente
Të gjithë duan komplimente kështu që mos nguroni ta lavdëroni për pamjen e tij, rrobat, mënyrën e ecjes, zërin dhe të ngjashme. Natyrisht që do të dëshiron të jetë përsëri me personin me të cilin ndihet mirë.
Kujdes me porositë dhe thirrjet
Nëse takimi ka kaluar me disponim të mirë, nuk ka nevojë të prisni që ai i pari të lajmërohet. Dërgojani një SMS simpatik, apo lajmërojuni nëpërmjet “Facebook-ut”, por kini kujdes! Bombardimi me porosi mund të shkaktojë kundër-efekt. Jini “cool”, por megjithatë bëjani të ditur se dëshironi të vazhdoni komunikimin me të.
Puthja
Femrat trime mund të befasojnë me puthje për natë të mirë! Kjo do ta nxisë që të mendojë gjithsesi për ju dhe do të dëshiron t’ju shoh sa më parë.

Vizitor- Vizitor
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi