Interneti prapë nuk ‘prish’ fëmijët
:: Sondazhe :: Informacione
Faqja 1 e 1
Interneti prapë nuk ‘prish’ fëmijët
Interneti prapë nuk ‘prish’ fëmijët
Jashtë rrezon dielli, është kohë e shkëlqyeshme për të luajtur apo për sport. Prapë, fëmija qëndron në dhomë të errësuar para ekranit të kompjuterit – duhet të përgjigjet në e-maile, t’u paraqitet shokëve në Facebook. A duhet të brengosen prindërit për këtë?
Pedagogë të shumtë mendojnë se interneti fëmijët i bën persona jokompetentë socialë, të cilët janë në gjendje të lidhen me dikë vetëm në kuadër të ‘sajbërspejsit- jo real. A do të thotë kjo se gjenerata e ‘Facebook-ut’ ka probleme me arritjen e kontakteve me njerëz nga ‘mishi dhe gjaku?’.
Përgjigjen në këtë pyetje e ka kërkuar Ludger Vebman nga instituti ‘Ifo’ pranë universitetit në Munih. Edhe ai vetë e ka pranuar se në fillim të hulumtimit ka pasur paragjykime rreth internetit. “Kam pritur se kur do ta studiojmë inter-aksionin social të fëmijëve, sjelljen në grup, se gjërat do të duken më tmerrshëm sesa që supozojmë. Prapë, sikurse në çdo segment të jetës, mund të vendosni shumë hipoteza, por në fund duhet të shikoni se çfarë thonë faktet”, ka thënë Vebman.
Ai me këtë rast ka studiuar 18 mijë fëmijë gjatë disa viteve, ku në veçanti janë studiuar aktivitetet sociale të atyre fëmijëve që kanë në shtëpi internet. Dhe përfundimi zyrtar i studiuesve është – interneti është i mirë për kontaktet sociale të fëmijëve, pasi ata në këtë mënyrë zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit, por edhe shoqërimit jashtë shtëpisë.
Pra, prindërit nuk duhet të brengosen, por duhet pasur kujdes se çfarë bëjnë fëmijët e tyre në internet dhe me kë shoqërohen.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Si t’i mbroni fëmijët nga interneti?
» Melo nuk esht ne shitje
» Pse meshkujt te martum,prape (kalojn)me femra tjera ?
» C'fare mendoni ju. Kush e bën hapin për t'u Rikthyer prapë, Vajzat apo Djemtë?
» Interneti u shërben atyre që frikësohen
» Melo nuk esht ne shitje
» Pse meshkujt te martum,prape (kalojn)me femra tjera ?
» C'fare mendoni ju. Kush e bën hapin për t'u Rikthyer prapë, Vajzat apo Djemtë?
» Interneti u shërben atyre që frikësohen
:: Sondazhe :: Informacione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi