Kunati i Majlinda Bregut, gjobë për plagosjen
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Kunati i Majlinda Bregut, gjobë për plagosjen
Hektor Ajazi, kunati i Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, u
deklarua fajtor dhe u dënua me gjobë nga Gjykata e Tiranës për akuzën e
“plagosjes së lehtë me dashje”.Ajazi u vu nën akuzë pasi u
përfshi në një incident të dhunshëm fizik shtatorin e vitit të kaluar,
në një pikë biznesi pranë Vorës. Pak ditë më parë, gjyqtari Martin Deda
vendosi dënimin e tij me 100 mijë lekë gjobë, por për shkak të gjykimit
me kohë të shkurtuar dhe përfitimit të uljes së 1/3-ës e masës së
dënimit, gjoba u ul në 66 mije e 667 lekë gjobë. Sipas vendimit, Ajazi
duhet të paguajë këtë gjobë brenda një afati 1-vjeçar, pasi vendimi ndaj
tij të marrë formë të prerë.
Në vendimin e Gjykatës pohohet se “i pyetur në hetimet paraprake, i
pandehuri Hektor Ajazi e ka pranuar akuzën që i është bërë duke u
treguar i penduar për veprën që ka kryer”.
Dosja me të pandehur Hektor Ajazin, të akuzuar për “plagosje të lehtë
me dashje”, mbërriti në Gjykatën e Tiranës në shkurt të këtij viti. Në
seancën e paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, prokuroria kërkoi
dënimin e Ajazit me një gjobë prej 150 mijë lekësh, kërkesë që u pranua
edhe nga avokati mbrojtës i tij, raportoi Panorama./Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi