Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rita Ora në lidhje me Bruno Mars?

Shko poshtë

Rita Ora në lidhje me Bruno Mars?  Empty Rita Ora në lidhje me Bruno Mars?

Mesazh nga Vizitor Wed 1 Jun 2011 - 2:46

Rita Ora në lidhje me Bruno Mars?  F.0531165032367_m
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, sipas shtypit të
huaj, besohet se është përfshirë në një romancë me yllin e “Just the Way
You Are”, Bruno Mars, amerikanin i cili ka pushtuar top listat muzikore
në mbarë botën.
Ata janë parë së bashku jo vetëm duke
kërcyer në mënyrë shumë intime në pasndejën e një evenimenti, por nuk
mjafton me kaq, pasi kanë shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në
aeroport e restorant. Nga ana e saj, duke qenë e vetëdijshme për
“sinjalet” që mediat kanë marrë për të spekuluar ose jo mbi një lidhje
të mundshme, Rita Ora ka shkruar në rrjetin social Twitter: “Ndonjëherë
miqësia e vërtetë ngatërrohet me flirtimin, kështu që njerëzit mendojnë
se po ndodh diçka. Apo jo Bruno Mars?”. Ndërkohë që më parë ajo
shkruante: “Më mungon shumë zemra ime” dhe fill më pas: “Nesër nuk do
jem këtu, do udhëtoj”.
Fill të nesërmen është parë në Gjermani me Bruno Mars, i cili vetëm
para t muajsh është ndarë nga e dashura më e fundit. “Çifti” deri më
tani nuk ka konfirmuar apo mohuar gjë për mediat, presim në vijim se çdo
të ndodhë.
Mars është një muzikant amerikan, që ka marrë shumë famë këto vitet e
fundit, jeton në Los Angeles, ndërsa shqiptarja Rita Ora është prej pak
kohësh pjesë e grupit menaxherial të reperit të njohur Jay-Z.
Lidhja me Bruno Mars do të ishte një aset për karrierën e Ritës, e cila po punon për një këngë të re. /Standard//Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi