Braziliania 114 vjeçe personi më i vjetër në botë
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Braziliania 114 vjeçe personi më i vjetër në botë
Braziliania Maria Gomes Valentim është personi më i vjetër në
botë, njoftuan zyrtarët e librit të rekordeve Guinness. Valentim me 114
vjet e 313 ditë ka tejkaluar rekordin e deritashëm të Bessie Cooper nga
Georgia e SHBA-ve.Për jetëgjatësinë e saj, Maria thotë se më
meritor është ushqimi – një copë bukë për drekë e përcjellë me perime,
ndërsa kohë pas kohe është kënaqur edhe me nga një gotë verë. Ushqimi më
i preferuar për të është ‘feijoadi’, një ushqim tradicional brazilian
me fasule me mish përplot mëlmesa djegëse.
Edhe pse sot ajo lëviz vetëm me anë të një karrigeje invalidësh,
plaka gëzon shëndet solid, ndërsa anëtarët e familjes shpresojnë se
titulli i personit më të vjetër në botë do ta përmirësojë situatën e saj
financiare.
Familja për Valentim, e cila njihet edhe si gjyshja Quita, thotë se
ajo është kokëfortë dhe se kurrë nuk i është përzier të tjerëve në jetë.
Zyrtarët e Guinnessit thonë se Valetnim është lindur më 9 korrik 1896
në qytetin Carangolu të Brazilit, ku jeton edhe sot. Bashkëshorti i saj
vdiq më 1946. Çifti lindi vetëm një djalë, tash kanë katër nipër,
shtatë stërnipër dhe pesë stër-stërnipër.
Se jetëgjatësia është gjenetike dëshmon edhe fakti se babai i gjyshes
më të vjetër në botë kishte jetuar mbi 100 vite. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Dilerja më e vjetër e drogës i ka 87 vjet
» 97 vjeçe, martohet pas 80 vitesh me të dashurin e parë
» Indonezi, gjatë regjistrimit të popullsisë zbuluan plakën 157 vjeçe
» Portman: Jam një shtrigë e vjetër
» 114 vjet mbi supe, ja njeriu me i vjeter ne Shqiperi
» 97 vjeçe, martohet pas 80 vitesh me të dashurin e parë
» Indonezi, gjatë regjistrimit të popullsisë zbuluan plakën 157 vjeçe
» Portman: Jam një shtrigë e vjetër
» 114 vjet mbi supe, ja njeriu me i vjeter ne Shqiperi
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi