Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arditi i lumtur me fitoren në VIP Shpija

 :: Show Biz

Shko poshtë

Arditi i lumtur me fitoren në VIP Shpija  Empty Arditi i lumtur me fitoren në VIP Shpija

Mesazh nga Vizitor Wed 18 May 2011 - 3:24

Fituesi i “VIP Shpija 2”, Ardit Stafaj, gjatë një interviste për
Telegrafi.com ka treguar se ndjehet shumë mirë dhe shumë i lumtur që në fund triumfoi ai.
“Jam shumë i lumtur, ndihem shumë mirë që arrita të triumfoj. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për mua, i falënderoj organizatorët dhe publikun që nuk më kanë harruar pas gjithë këtyre viteve”, është përgjigjur ai.Ndërsa i pyetur se sa ka qenë Arditi i vërtet brenda shtëpisë, ai është shprehur pa asnjë rezervë se brenda “VIP Shpija” ka qenë po ai që është në jetën e përditshme.“Nuk kam ndenjur me rezerva. Këtë e vërtetoi më së miri edhe publiku
në fund. Arditi nuk ndryshon për askënd dhe nuk dua askush të ndryshojë për mua. Thjesht Arditi ka qenë 100 për qind fiks i cili është edhe
jashtë”, ka pohuar Stafaj.Arditi ka pohuar se ai do t’i mbajë të gjitha raportet me ish banorët
e “VIP Shpija” pavarësisht debateve që ai ka pasur aty brenda.
“Unë nuk hidhërohem lehtë, sidomos jo për gjëra dhe fjalë banale,
sepse dikush ka hyrë me lojë aty, e unë jo. Për mua raportet do t’i mbaj
me të gjithë. Aty brenda të gjithë e treguan veten si për mirë ashtu
edhe për keq, por unë nuk kam kundër asgjë dhe raportet do t’i mbaj me
të gjithë”, është shprehur më tej këngëtari.
Stafaj, i cili fitoi një veturë si shpërblim në “VIP Shpija 2”, po
ashtu ka thënë se vëllai i tij binjak, Astiriti ka pasur fatin ta ndez
atë i pari.
“ Veturën e kam marrë po atë natë, ndërsa i pari e ndezi vëllai im binjak, Astriti”, ka përfunduar Ardit Stafaj. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi