Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meshkujt tradhtojnë për seks, femrat për dashuri

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Meshkujt tradhtojnë për seks, femrat për dashuri  Empty Meshkujt tradhtojnë për seks, femrat për dashuri

Mesazh nga Vizitor Sun 15 May 2011 - 0:47

Meshkujt tradhtojnë për seks, femrat për dashuri  F.0513004629417_m
Sa i përket tradhtisë, meshkujt dhe femrat kanë arsye të
ndryshme. Të parët për shkak të epshit seksual, të dytat për shkak të
mungesës së emocioneve. Pra, motivi kryesor i meshkujve për tradhti
është seksi, ndërsa femrat kërkojnë dashnorë në momentet kur nuk janë të
lumtura dhe janë të pakënaqura.
Për të tradhtuar meshkujt i
shtyn dëshira për jetë më aktive seksuale, me lloje të ndryshme të
seksit, fillimi i një lidhjeje pa rrezik nga zbulimi, arritja e kulmit
seksual, vërtetimi i seksualitetit të vet, përforcimi i egos, ndikimi
dhe presioni i rrethit, si dhe më rrallë vartësia nga seksi.
Nga ana tjetër, femrat tradhtojnë për të përmbushur nevojat
emocionale në lidhje, pakënaqësitë me partnerin aktual, martesën ose
lidhjen, dëshirën për vëmendjen e mashkullit, dëshira që sërish të
ndihen të dashura nga dikush, që sërish të përjetojnë romancën ose
ndjejnë pasionin, të ndihen të veçanta, për shkak të mërzisë ose
vetmisë, nga mendimi se partneri nuk u kushton vëmendjen e duhur, por
edhe për shkak të nevojës seksuale.
“Meshkujt tradhtojnë për seks, kurse femrat për dashuri. Ata
(meshkujt) e kanë të lehtë ta ndajnë seksin nga ndjenjat, ndërsa te
fermat janë të nevojshme ndjenjat dhe lidhja emotive për të pasur seks”,
thonë autorët e studimit. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi