Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fuqia e mendimit

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Fuqia e mendimit  Empty Fuqia e mendimit

Mesazh nga Vizitor Sun 15 May 2011 - 0:45

Fuqia e mendimit  F.0515004810719_m
Psikologia vjeneze, Julia Umek, merret me çështjen e
shfrytëzimit të fuqisë së mendimit për të pasur sukses. Ajo jep tri
këshilla si mund ta shfrytëzojmë fuqinë e mendimit.
Secili
prej nesh mund ta thërrasë në kujtesë një fjali nga e kaluara. Veçse,
nuk është pozitive çdo gjë që na e thonë të tjerët. Fjalia si "Kurrë nuk
do të kesh sukses", ose "Të dy duart i ke të majta", mund të na pengojë
dhe të na frenojë shumë në jetë. "Është e rrezikshme nëse kjo i jepet
dikujt si prognozë, nëpër të cilën do të kalojë në jetë, sepse ai këtë
do ta ketë gjithmonë në ndërdije, kurdo që të dëshirojë të fillojë
diçka", thotë Julia. Në rast të tillë, është me rëndësi që fjalive të
tilla t'u biem vizë, qoftë në mendime, qoftë në letër dhe të zgjedhim
një fjali të mirë.
Julia i jep tri këshilla si mund ta shfrytëzojmë fuqinë e mendimit.
Gjithherë do të duhej shtruar pyetja "Çka besoj?" A thua gjatë
përgatitjes së ushqimit, besoj se darka do të jetë e shijshme. Nëse
thoni "Nuk do të arrijë" menjëherë duhet korrigjuar me fjalinë tjetër.
Le t'ju kujtohet nga e kaluara ku keni pasur sukses. Pra, mos i kërkoni
dështimet, por sukseset. Merruni me pyetjen: "Çfarë duhet të bëj që të
kem sukses, të arrij?". /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi