Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Gjermani kapen dy kosovarë, mashtrues bankash

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Në Gjermani kapen dy kosovarë, mashtrues bankash  Empty Në Gjermani kapen dy kosovarë, mashtrues bankash

Mesazh nga Vizitor Sun 15 May 2011 - 0:38

Në Gjermani kapen dy kosovarë, mashtrues bankash  F.0515100317872_m
Dy shtetas të Kosovës, përmes dokumenteve të falsifikuara, kanë
arritur që të grabisin një sasi të konsiderueshme të parave nëpërmjet
bankave.
Ata mbushnin fletëpagesa bankare në emër të
asociacioneve të ndryshme gjermane, ndërsa bankat i dërgonin paratë e
këtyre asociacioneve në kontot e dy kosovarëve.
Policia gjermane zbuloi skemën e mashtrimit për dy kosovarët që jetonin në Memmingem dhe Eislingen, transmetoi Express.
Dy grabitësit e perfeksionuar i dërgonin bankës kërkesën se gjoja
kanë humbur kartën e asociacionit dhe pas kësaj, banka menjëherë i
dërgonte kartën bankare të dubluar në emër të asociacionit.
Ata në 26 raste kanë tërhequr para nga kontot e asociacioneve me një
vlerë prej 36 mijë eurosh. Policia gjatë arrestit të tyre ka gjetur 22
mijë euro.
Gjatë kontrollit dhe bastisjes së banesave të tyre në Eislingen dhe
Memingen, janë gjetur dokumente të falsifikuara, pasaporta false, letra
për transfere bankare, pajisje elektronike.
Gjykata hetuese ka nisur të përgatisë aktakuzën për dy shtetasit e Kosovës. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi