Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këngën trashëgim nga babai

 :: Show Biz

Shko poshtë

Këngën trashëgim nga babai Empty Këngën trashëgim nga babai

Mesazh nga Vizitor Sat 14 May 2011 - 3:46

Kanë qenë ditë mjaft të vështira për të arritur deri këtu, mirëpo me shumë batica e zbatica Labi u mundua të realizoj dëshirën e tij dhe të babait. Edhe pse ai ka pasur një përkrahje të madhe nga babai i cili është marrë me këngë, depërtimi në skenën muzikore për të ishte jo edhe aq i lehtë, për shkak të kushteve jo të mira ekonomike.

“Rrugën për muzikë e mora nga babai im Islam Tahiri i cili ishte një
këngëtar me merita të mëdha, kur atëherë shumë vështirë u paraqiteshin
në skenë këngëtaret. Por tani ma ka lënë mua në duar këtë rrugë dhe falë
Zotit, i cili na dhuroj të dyve zërin. Natyrisht që tani jam i kënaqur
me karrierën, por të them të drejtën kam pasur mjaftë barriera deri
këtu. Nuk është lehtë të bëhesh këngëtarë dhe të arrish suksese, sepse
duhet investim i madh, e gjendjen ekonomike edhe unë sikurse shumë
këngëtarë të tjerë nuk e kam pasur aq të mirë”, ka thënë ai për “Zërin”.


Labi kritikon këngëtarët e vjetër të cilët nuk u ndihmojnë artistëve të rinj që duan të merren me fushën e këngës.

“Këngëtarët e vjetër të skenës nuk i përkrahin shumë këngëtarët e
rinj, andaj nëse nuk e ke një njeri të familjes që nuk të ndihmon
atëherë fare nuk mund të depërtosh. Unë vetëm shpresoj që ata të arrijnë
shumë e më shumë në karrierë dhe të punojnë me shumë sinqeritet. Kur
bëhet fjalë për mua nëse ju duhet ndihma ime unë do t’ju ndihmoj aq sa
kam mundësi, sepse edhe unë kam qenë një këngëtar i pazbuluar. Ndoshta
dhe më pak përkrahje nga kolegët e mi, por prapë Zoti më ka ndihmuar
duke punuar”, përfundon ai.

Tani Labi është në përgatitje të disa këngëve të reja, të cilat së shpejti thotë se do të lansohen në treg.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi