Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ganimetja e dërgon në vend amanetin e babait

 :: Show Biz

Shko poshtë

Ganimetja e dërgon në vend amanetin e babait Empty Ganimetja e dërgon në vend amanetin e babait

Mesazh nga Vizitor Wed 11 May 2011 - 4:56

Janë bërë dy vjet qëkur u nda nga jeta babai i këngëtares së njohur Ganimete Jashanicës. Para se të vdiste ai i kishte lënë një amanet Ganimetes për ta realizuar një këngë folklorike. Ajo ka nisur punën në këtë këngë, bashkëpunëtor i së cilës është Naim Krasniqi. “Ndjehem e kënaqur që tani po e dërgoj deri në fund amanetin e
babait, i cili para se të vdiste më pat thënë për ta kënduar një këngë, mirëpo tani për tani nuk mund të flas më shumë rreth këngës, sepse dihet huazimi i tyre, mund të më ndodhë që sapo ta zbuloj se cila këngë është të ma huazojnë këngëtarët e tjerë ashtu siç po ndodhë te disa prej tyre. Kënga është e vjetër, unë do ta ripërpunoj me Naimin, është baladë dhe do të ketë edhe elemente të folklorit”, ka thënë ajo për “Zërin“. Ganimetja tani ka në plan të lansoj edhe një këngë të re duet me Hysein Ismailin, i cili jeton dhe vepron në mërgim. Këtë këngë ajo thotëse është duke e përgatitur Edmond Zhulali, ndërsa tekstin e ka bërë Hyseini. Përveç këngëve Ganimetja do të sjellë në treg edhe tri videoklipe të reja.

“Këngën e babait do ta lansojë bashkë me klip, pastaj edhe këngën
duet me Hyseinin do ta lansojmë me klip. Po ashtu edhe kënga ‘Eja sonte
bashkë të rrimë’ e Avni Biçkajt dhe Naim Krasniqit, e lansuar në fillim
të vitit tashmë do ta ketë edhe videoklipin”, shton ajo.

Videoklipet Ganimetja do t’i përgatisë me produksionin “Art Skils”.
Posa t’i përfundojë të gjitha, do të kompletojë albumin me 13 këngët e
lansuara. “Edhe pse albumi nuk ka fare shitje, do ta realizoj me forcat e
mia”, përfundon ajo.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi