Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këngëtarët që nuk këndojnë në dasma

 :: Show Biz

Shko poshtë

Këngëtarët që nuk këndojnë në dasma  Empty Këngëtarët që nuk këndojnë në dasma

Mesazh nga Vizitor Wed 11 May 2011 - 4:54

Shumë këngëtarë të estradës sonë preferojnë të këndojnë nëpër dasma, pasi që kjo paguhet mjaft mirë. Por ka edhe nga ata që nuk e pëlqejnë këtë lloj pazari për faktin se nuk e kultivojnë llojin e këngës që këndohet në dasma.Këngëtarja Adelina Thaçi nuk preferon të këndojë në dasma pasi ajo ka stilin e veçantë të interpretimit dhe cilësohet si një këngëtare profesioniste.“Kam pasur rastin të ftohem për të kënduar në dasma, mirëpo gjithnjë kam refuzuar. Nuk këndoj në zhanrin e këngës popullore ashtu siç këndohet në gazmende të tilla dhe kjo është shkaku i vetëm që nuk më pëlqen të këndoj në dasma. Nuk jam kritikuese e atyre që këndojnë në dasma, ngase e kultivojnë po atë zhanër muzikor që interpretohet në evenimente të tilla. Madje kam hasur të shoh organizime mjaft të mira dasmore me nivele evropiane, ku muzika ka qenë mjaft e mirë, mirëpo unë nuk mund ta udhëheq një dasmë me një këngë të tillë. Edhe po të më ofrohej një shumë e majme e të hollave, nuk do të pranoja të këndoj në
dasma”, ka thënë ajo për “Zëri”.Edhe këngëtarja Gili nuk është e prirë për të kënduar në ahengje të ndryshme gazmore për shkak se nuk i pëlqen stili i të kënduarit në këto evenimente.
“Nuk jam prej atyre këngëtarëve që këndojnë në dasma e ahengje të
ndryshme gazmore, jo se nuk mund të interpretoj në zhanrin popullor, por
në dasma kërkohet edhe këndimi tallava dhe kërkesat e dasmorëve për
lloj-lloj këngësh nuk më pëlqejnë fare”, thekson ajo.
As këngëtari Genc Prelvukaj nuk preferon të këndojë në dasma dhe
ahengje të ndryshme muzikore, ku, sipas tij, në dasmat e sotme janë bërë
ndryshime shumë të mëdha, si në zakonet e trashëguara, ashtu edhe në
pjesën argëtuese muzikore.
“Në dasmat qytetare, sot mund të dëgjosh këngë e muzikë nga të gjitha
vendet e botës, ngase më nuk i jepet rëndësi ruajtjes së vlerave
tradicionale kombëtare dhe këngëtarët e muzikantët e sotshëm as që e
dinë se çfarë janë duke kënduar, as luajtur në instrumentet muzikore.
Muzikën e sotme dasmore e ka vërshuar shundi, kiçi, antivlerat, këngët e
përkthyera dhe të adaptuara nga vendet e ndryshme, e mbi të gjitha, atë
e ka kapluar stili i muzikës tradicionale rome, i quajtur ‘Tallava’”,
ka thënë Genci.
Në estradën tonë muzikore kemi edhe shumë këngëtarë të tjerë që nuk
performojnë me këngët e tyre në dasma. Në mesin e tyre përfshihen edhe
këngëtarët si Yllka Kuqi, Rona Nishliu, Teuta Kurti, e shumë të tjerë.
/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi