Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përse bien flokët?

Shko poshtë

Përse bien flokët?  Empty Përse bien flokët?

Mesazh nga Vizitor Wed 11 May 2011 - 3:04

Përse bien flokët?  F.0511002525534_m
Rënia e flokëve është njëri ndër problemet e qimeve. Tullacëria
(alopecia) është gjendje të cilën e karakterizon humbja apo mungesa e
flokëve dhe e qimeve.
Rënia e madhe e flokëve është pasojë e
veprimit të disa materieve të dëmshme në folikulën e qimeve, ndërsa ajo
është në fazën e krijimit aktiv të qimeve. Sipas lokalizimit dhe
përhapjes, rënia e flokëve mund të jetë difuzive ose në zona të
kufizuara, ndërsa sipas rezultatit të fundit mund të jetë edhe kaluese,
edhe afatgjatë.
Nëse zgjat më shumë se tre muaj, duhet shkuar te dermatologu i cili
do t’ju rekomandojë hulumtime të caktuara dhe do të gjejë shkaktarin.
A ka ilaç?
Duke pasur parasysh se shkaktarët e rënies së flokëve janë të shumtë,
po ashtu edhe shërimi është i llojllojshëm dhe varet nga shkaktarët.
Me preparatet polivitaminoze, në mënyrë lokale aplikohen mjete të
ndryshme të cilat shtojnë shëndeti e flokëve. Nga preparatet për aplikim
lokal më së shumti përdoren dy: Minoxidili pesëpërqindësh, Aminexili,
si edhe preparatet bimore.
Në mesin e preparateve bimore duhet theksuar prodhimet e linjës 101,
nuk përmbajnë substanca kimike dhe nuk kanë efekte anësore. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi