Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Megjithatë, Eminem vjen në Kosovë?

Shko poshtë

Megjithatë, Eminem vjen në Kosovë?  Empty Megjithatë, Eminem vjen në Kosovë?

Mesazh nga Vizitor Sat 7 May 2011 - 0:55

Megjithatë, Eminem vjen në Kosovë?  F.0507114153633_m
Një koncert i reperit me famë botërore, Eminem, në Kosovë nuk është utopi e as ëndërr, por mund të bëhet realitet.Sondazhi
i hapur javë më parë nga Telegrafi në faqen e fansave në Facebook,
rezultatet e të cilit janë publikuar të premtën mbrëma, kanë zgjuar
reagime të shumta ndër organizatorë të ndryshëm.
Telegrafi ka kontaktuar drejtorin e NextLevel, Ardin Badivukun, i
cili u ka dhënë shpresë fansave kosovarë të Eminemit se artisti amerikan
mund të vijë një ditë në Kosovë, përkundër vështirësive të cilat janë
të mëdha.
“Ne kemi qenë qysh moti në kontakt të vazhdueshëm me menaxhmentin e
Eminem, si dhe të plot yjeve tjera të kategorisë së rëndë siç janë: Lady
Gaga, Rihanna, Kanye West etj. Por, t’i sjellësh këta artistë në një
vend të varfër si Kosova, është e pamundur, sepse shumat që ata kërkojnë
kapin shifrën rreth 1 milion euro, kështu që për standardin tonë
jetësor kjo është një shumë astronomike”.
“Mirëpo, organizimi i një koncerti me artistë si Eminem, do të ishte i
mundur vetëm në rast të ndonjë përkrahjeje të theksuar të
institucioneve shtetërore”, ka deklaruar Ardin Badivuku nga NextLevel.
Ishte NextLevel kompania që solli në Kosovë javë më parë reperin
Busta Rhymes, koncert që përkundër vështirësive rezultoi të jetë
koncerti më i suksesshëm i organizuar ndonjëherë në Kosovë. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi