Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë  Empty Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

Mesazh nga Vizitor Thu 5 May 2011 - 20:35

Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë  F.0506002145812_m
Në kohën moderne meshkujt gjithnjë e më shumë po harrojnë artin e
të bërit për vete të një femre, ndërsa kjo është një nga arsyet
kryesore pse po zhduket romantika.
Vitet e fundit, meshkujt
gjithnjë e më rrallë u blejnë dhurata partnereve të tyre, si dhe
gjithnjë e më rrallë po i befasojnë ato me ndonjë akt të këndshëm. Sipas
një hulumtimi, shumica e femrave në Britani të Madhe kanë pohuar se
thuajse për një vit nuk kanë pranuar dhurata nga personat e dashur.
Po ashtu, thuhet se kohëve të fundit meshkujt gjithnjë e më rrallë
dhurojnë lule, ata nuk janë të gatshëm të përgatisin ndonjë ‘eveniment’
për të dashurat e tyre dhe janë shumë më pak romantikë.
Sipas rezultateve të një studimi të realizuar në Britani të Madhe,
një nga dhjetë meshkuj të moshave nën 25-vjeç ka pohuar se i ka dhuruar
partneres së vet një dhuratë, e cila nuk i ka hyrë në punë. Studimi ka
treguar, po ashtu, se më shumë se gjysma e femrave paguajnë shpenzimet
në takimin e parë, dhe se vetëm 3 % e femrave harrojnë përvjetorët ose
ndonjë datë rëndësishme, në raport me 10 % të meshkujve që i harrojnë
këto data.
Ekspertët pohojnë se dhuratat, të cilat konsiderohen si gjëra të
vogla në një lidhje serioze, megjithatë janë shumë të rëndësishme. Sipas
tyre, cilëndo befasi që partneri e përgatit, ajo ofron romancë, nxit
pasion dhe ia shton jetëgjatësinë dashurisë. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi