Amy: “Fama ime ishte parashikuar”
:: Show Biz :: Vip te Huaj.
Faqja 1 e 1
Amy: “Fama ime ishte parashikuar”
Bukuroshja Amy Childs thotë se një psikologe
shumë kohë më parë kishte parashikuar se ajo do të bëhej e famshme. Duke
folur për revistën “FHM”, ylli i serisë ‘Only Way Is Essex’ dhe
njëherit modelja e suksesshme, ka zbuluar se mikja e saj psikologe, e
kishte bërë këtë parashikim para dy vitesh, derisa ishin së bashku për
pushime.
“Isha për pushime në Ibiza para dy vitesh me një mike timen të
ngushtë, e cila është psikologe dhe ajo më ka thënë se brenda një
periudhe prej dy viteve, unë do të bëhesha e njohur dhe kjo kohë është
tani. Ajo ia ka qëlluar me këtë”, ka thënë Amy.
Duke pozuar me veshjet të brendshme intime, bukuroshja 20-vjeçe e ka
pranuar se ajo i ka përmbushur ambiciet e saj. “Gjithmonë kam dashur të
jam një modele dhe gjithmonë kam dashur të pozoj për ‘FHM’-n. Abbey
Clancy e ka bërë këtë, Cheryl Tweedy e ka bërë këtë dhe këto veshje
intime janë të bukura: të pasura, elegante dhe të sofistikuara”, ka
theksuar ajo.
Por ajo është e vetëdijshme se ishte pikërisht trupi i saj seksi, që
ia ka hapur të gjitha dyert e suksesit, por nuk e lë anash as talentin
që ka.
“Natyrisht se trupi im tërheqës, ishte çelësi im për sukses, por
gjithashtu edhe talenti im ka bërë punë. Më pëlqen të ekspozoj trupin
tim, pasi ndjehem krenar me të”, ka përfunduar Amy.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Cox: Pa të dashurin, fama e vështirë
» Juliana Pasha: Fama nuk më bezdis
» Po te ishte...
» Sa bukur ishte kur...!?
» Kush ishte Azem Hajdini?
» Juliana Pasha: Fama nuk më bezdis
» Po te ishte...
» Sa bukur ishte kur...!?
» Kush ishte Azem Hajdini?
:: Show Biz :: Vip te Huaj.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi