Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dallimi Psikiatër – Psikolog

Shko poshtë

 Dallimi Psikiatër – Psikolog  Empty Dallimi Psikiatër – Psikolog

Mesazh nga Vizitor Fri 29 Apr 2011 - 23:46

Shpeshherë ndodh që të ngatërrohen profesioni i psikologut me atë të psikiatrit. Prandaj është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes psikologut (psikologut klinik) dhe psikiatrit. Psikiatri nuk mund të krahasohet më psikologun. Ai është krejt ndryshe. Psikiatrët janë mjekë të specializuar të trajtimin e sjelljeve anormale dhe si të tillë ata mund të rekomandojnë medikamente, gjë që smund ta bëjnë psikologët. Psikiatrët ndjekin shkollën mjeksore dhe janë në fillim doktor në mjeksi. Ata pastaj specializohen në trajtimin e sjelles anormale, sëmundjet psikike. Psikiatrët shohin te problemet e sjelljës së pacientit shkaqe mjeksore dhe në këtë mënyrë përdorin trajtim mjeksor, dmth. terapi me medikamente, krahas terapisë psikologjike. Psikiatria është degë e mjeksisë, jo e psikologjisë.

Psikologu klinik diplomon në psikologji dhe më pas vazhdon studimet pasuniversitare. Zakonisht pas dy apo tre vjetësh i jepet grada e zakonshme për psikologët Ph. D. ose Dr. phil. (doktor i filozofisë). Pas kësaj, ai duhet të praktikoj një kohë të gjatë në një instuticion nën kujdesjën e psikologëve të tjerë ose psikiatërve, para se të fillojë të trajtojë, diagnostifikojë njerëzit në menyrë të pavarur
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi