Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’do të thotë vetëbesim?

3 posters

Shko poshtë

 Ç’do të thotë vetëbesim?  Empty Ç’do të thotë vetëbesim?

Mesazh nga Vizitor Fri 29 Apr 2011 - 23:41

Kur e ke vetëbesimin je më i qetë më i sigurtë, të hapen rrugët për çdo gjë. Mungesa e besmit në vetëvete krijon frikë dhe çdo gjë na duket e paarritshme.

Ka vetëbesim dhe vetëbesim i tepruar. Tema është për Vetëbesimin që një person beson në vetëveten ose në forcat e veta për t'i zgjidhë problemet në jetë.

I lehtë për t’u identifikuar, por me gjasë vështirë për t’u definuar dhe për t’u matur: ç’do të thotë vetëbesim?
Mbi të gjitha është vetëbesimi për t'i hapur rrugët e gjithanshme në jetë. Po pate besim në vete do të arrishë ta gjunjëzosh edhe armikun.
Njëra nga kërkesat kryesore për sukses, lumturi dhe për të arritur qëllimet është besim. Vetëbesimi i madh edhe do të jetë i dobishëm në çfarëdo fushe të jetës.

Nuk je i lindur me vetëbesim, dmth. vetëbesimi nuk është diçka prej natyre, por mund të mësohet, ushqehet dhe ndërtohet nëpër vitet, në çdo fazë të jetës.

Besimi nuk është prona private e askujt; personi që e ka, e mëson dhe vazhdon ta mësojë.

Shkalla jote e besimit është në të vërtetë rezultati nga si e përcepton veten – që do të thotë në fund të fundit, se si njerëzit do të të përceptojnë ty. Se ç’raporti njerëzit kanë me ty dhe si reagojnë ndaj teje, kjo është një pasqyrim i mënyrës se si e përcepton veten.

Prandaj, nëse nuk ke një shkallë të madhe vetëbesimi ose një respekt të madh për vetveten, kjo zakonisht ndodh sepse përqëndrohesh në vetitë e tua negative dhe në atë që e bën gabim.

Me fjalë të tjera, ti je armiku yt më i keq! E mira është që mund ta ndryshosh këtë duke përmirësuar vetëbesimin tënd.

Njeriu më i talentuar në botë duhet të ndërtojë besimin në talentet e tij duke nisur nga themeli i besimit dhe diturisë, si të gjithë të tjerët. Forma do të jetë e ndryshme nga personi në person, por puna e nevojshme është e ngjajshme.

Besimi dhe qëndrimi janë të arritshëm për ne të gjithë sipas aftësive dhe kërkesave tona, jo sipas kërkesave të dikujt tjetër, përderisa i përdorim talentet tona dhe i zhvillojmë.

Vetëbesimi është një rrugë që bën që individët të kenë pikëpamje pozitive, por të arsyeshme për vetveten dhe rrethanat e tyre.

Njerëzit e sigurtë në vetvete kanë besim në aftësitë dhe mjeshtëritë e tyre, kanë një ndjenjë të përgjithshme ndikimi në jetën e tyre, dhe besojnë, brenda së arsyeshmes, që do të jenë të aftë për të bërë atë që dëshirojnë, planifikojnë dhe parashikojnë.

Të kesh vetëbesim nuk do të thotë domosdo që njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka.

Njerëzit e sigurtë në vetvete paskan shpresa dhe standarde që janë reale dhe të arsyeshme. Edhe në qoftë se disa prej standardeve të tyre nuk plotësohen, mbeten pozitivë dhe e pranojnë vetveten.

Njerëzit që nuk janë të sigurtë në vetvete mbështeten në mënyrë ekstreme mbi njerëz të tjerë për t’u ndier mirë me vetveten. Ata kanë një tendencë t’u shmangen rreziqeve sepse kanë frikë se do të dështojnë. Zakonisht nuk presin nga vetja që do të kenë sukses.

Shpeshherë e ulin vetveten dhe kanë tendencë të mospërfillin lavdërimet që u drejtohen.

Nga ana tjetër, njerëzit e sigurtë në vetvete janë të gatshëm të kalojnë rrezikun e mospranimit nga të tjerët, sepse zakonisht besojnë në aftësitë dhe mjeshtëritë e tyre. Ata kanë tendencë ta pranojnë vetveten; nuk ndiejnë që duhet të përshtaten për t’u pranuar.

Vetëbesimi në thelb nuk është një veti e përgjithshme, një tipar që përshkon të gjitha aspektet e jetës së një personi.

Zakonisht njerëzit kanë disa aspekte të jetës së tyre ku mendojnë se kanë mjaft vetëbesim, për shembull studimet dhe sporti; ndërsa në të njëjtën kohë nuk ndihen të sigurtë fare në fusha të tjera, për shembull paraqitja personale, marrëdhëniet shoqërore dhe të tjera.
a keni vetbesim ju nese po
Cdo te thote per ju vetebesim ???
Sa e praktikoni ate ???
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ç’do të thotë vetëbesim?  Empty Re: Ç’do të thotë vetëbesim?

Mesazh nga adriatik shabani Sat 30 Apr 2011 - 9:20

po sa varja je po ke patu shume lek ne dore si nuk dite me i majt o toc
adriatik shabani
adriatik shabani
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 14
 <b>Piket</b> Piket : 14
Regjistruar : 11/04/2011
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : tiron

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ç’do të thotë vetëbesim?  Empty Re: Ç’do të thotë vetëbesim?

Mesazh nga Αρτεμης Sun 1 May 2011 - 10:07

Cdo njeri qe e ka vetebesimin eshte i knaqur me vetveten, ndjen qetesi, siguri, kontroll dhe i ka mundesit e medha per te arritur gjithqka. Kur nuk kemi vetebesim, gjithqka fillon te na shkoj keq.Ne menyre qe te kemi vetebesim dhe mos te lejojme te na humbas besimi ne vete, duhet qe:te flasim mire per veten, te behemi miq te mire me veten, te shikojme perpara dhe jo prapa, te shoqerohemi me shume me njerez te sukses'shem, fjalen "problem" duhet ta heqim prej mendjes dhe ta zevendesojme me "sfide"...etj., etj.
Αρτεμης
Αρτεμης
Administrator Forumi
Administrator Forumi

<b>Postime</b> Postime : 415
 <b>Piket</b> Piket : 421
Regjistruar : 01/03/2011
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : as ne toke as ne qiell

http://engjujtshqiptare.forumotion.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ç’do të thotë vetëbesim?  Empty Re: Ç’do të thotë vetëbesim?

Mesazh nga Gjimnazistja Sun 15 May 2011 - 6:27

Per mua, vetebesim dhe vetevleresim, m.q.s njera rrjedh nga tjetra, do te thote, te dish te ecesh zbathur, ne nje rruge te shtruar me gjemba, por me nje ndryshim, te mos ndjesh carjet qe shkaktojne gjembat nen kembet e tua.
Gjimnazistja
Gjimnazistja
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1685
 <b>Piket</b> Piket : 1786
Regjistruar : 27/02/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : rreth e rrotull

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ç’do të thotë vetëbesim?  Empty Re: Ç’do të thotë vetëbesim?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi