Huazojnë këngë pa pyetur fare
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Huazojnë këngë pa pyetur fare
Këngëtarët tanë jo vetëm që huazojnë këngë nga këngëtarë të huaj, disa prej tyre kanë filluar të huazojnë këngë edhe nga kolegët e tyre vendas, pa kërkuar ndonjë autorizim. Kënga “Sa më ka marrë malli me të pa”, e cila kohëve të fundit po dëgjohet mjaft shumë dhe po interpretohet nga disa këngëtarë të estradës, sipas këngëtarit Burim Mehmeti është e tij. Ai me të dëgjuar interpretimin e kësaj kënge nga kolegët Labinot Tahiri dhe Sinan Vllasaliu është ndjerë mjaft i zhgënjyer për faktin se asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar autorizim nga ai.
“Përveç që dua ta pasuroj kulturën shqiptare me këngë të bukura, dua të krijoj edhe një karrierë të mirëfilltë artistike dhe krahas këtyre
dyjave dua të jem edhe i famshëm. Sa i përket këngës sime ‘Sa m’ ka marrë malli me të pa’ po këndohet nga shumë kolegë të mi dhe për këtë jam i zhgënjyer meqë janë duke e interpretuar pa pasur lejen time. Unë e kam edituar këtë këngë, të cilën e ka kompozuar Besim Bunjaku (Bica), të cilën mendoj që e kam realizuar pakëz me vonesë, sepse këtë këngë e kam marrë nga kompozitori qysh në vitin 2004, ku me pamundësinë që ta realizoj vetë, e realizuam me vëllezërit Gashi kur unë isha daullist i grupit muzikor ‘Modul’”, ka thënë ai.
“Pra, kënga ‘Sa më ka marrë malli me të pa’ ka pasur shumë sukses, edhe pse pas nesh e kënduan disa këngëtarë që sot e konsiderojnë si të tyren. Fatkeqësisht publiku nuk është në dijeni se e kujt është kënga, edhe pse unë dhe vëllezërit Gashi e kemi të dëshmuar nga kompozitori dhe albumi të cilin e kemi edituar në vitin 2004” ka shtuar ai.
Labinoti e pranon se kënga nuk është e tij
Këngëtari Labinot Tahiri lidhur me këtë e pranoi se kjo këngë me të
vërtetë i takon dikujt tjetër, mirëpo atë ia ka sugjeruar për ta kënduar
bashkëpunëtori i tij Shkumbin Nebihu.
“Unë nuk them se kjo këngë është e imja, atë ma ka dhënë muzikanti im
Shkumbini. Në momentin kur ma ofroi për ta dëgjuar më pëlqeu shumë dhe
pranova ta interpretoj. Nuk e di se a është e vërtetë apo jo, por kam
dëgjuar se kjo këngë është e vëllezërve Gashi”, pohoi ai për “Zëri-n”.
Këtë këngë e kemi parë ta interpretojë madje edhe me videoklip
këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu, i cili nuk deshi të flasë shumë
lidhur për këtë çështje.
“Kjo këngë më ka pëlqyer shumë, prandaj e kam kënduar dhe nuk kam se
çfarë të them më shumë lidhur me këtë” përfundon ai. Pra, si duket
pasioni dhe dashuria e madhe ndaj kësaj kënge i ka shtyrë këngëtarët
tanë ta interpretojnë duke mos menduar fare për autorizimin e këngës.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» C'fare po mendoni per momentin?
» C'fare do te thote te jesh Ndryshe!
» Nese jeta do te degjonte c'fare do i thoje?
» C'fare ndodh sot me femren nga veriu i vendit?
» Ç´farë ju pelqën më se shumti në Forumin Hapësira Jonë?
» C'fare do te thote te jesh Ndryshe!
» Nese jeta do te degjonte c'fare do i thoje?
» C'fare ndodh sot me femren nga veriu i vendit?
» Ç´farë ju pelqën më se shumti në Forumin Hapësira Jonë?
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi