Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hiqen taksat me Serbinë, mbahen me Kosovën

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Hiqen taksat me Serbinë, mbahen me Kosovën  Empty Hiqen taksat me Serbinë, mbahen me Kosovën

Mesazh nga Vizitor Thu 28 Apr 2011 - 21:14

Shkëmbimet tregtare me Serbinë pritet të
rriten akoma e më shumë, kurse me Kosovën mund edhe të përkeqësohen. Me
stadin aktual të tarifave doganore, Shqipëria ka kryer volume të mëdha
tregtie me shtetin e Beogradit, ndërsa me vendin më të afërt, Kosovën,
niveli nuk paraqitet aty ku duhej, por me ndryshimin e fundit të taksave
raporti me këto vende do të thellohet.
Një tjetër
marrëveshje e tregtisë së lirë me vendet e rajonit, në kuadër të CEFTA-s
pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Shqipërisë. Gazeta “Shqip”
ka mësuar strukturën e re të tarifave doganore me vendet e CEFTA-s, ku
futen Mali i Zi, Kroacia, Moldavia, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria. Mes
këtyre vendeve do të shkëmbehen mallra pa paguar tarifë doganore, mbi
bazë të kuotave (në ton), që shkojnë deri në 15 për qind.
Mes këtyre vendeve duhet të kishte përfituar edhe Kosova, por për
shkak statusit të njohjes ndërkombëtare, nuk ka pranuar të nënshkruajë
protokollin shtesë të marrëveshjes. Pakti mes 6 shteteve të CEFTA-s
është firmosur më 12 nëntor 2010, në Beograd të Serbisë, ku ashtu si
Kosova, edhe Bosnjë-Hercegovina nuk ka pranuar të firmosë marrëveshjen,
madje nuk kishte negociuar me asnjë nga shtetet, kurse qeveria e
Prishtinës kishte nisur bisedimet prej kohësh me Kroacinë dhe
Maqedoninë, por në fund u tërhoq.
Sipas Ministrisë së Jashtme, marrëveshja e re për tregtinë e lirë mes
vendeve erdhi pas përfundimit të periudhës tranzitore të reduktimit të
tarifave doganore për produktet industriale. Për këto mallra tarifat
aktualisht janë zero dhe tani radha i vjen reduktimit dhe heqjes së
taksave për produktet bujqësore dhe blegtorale, apo të vezës, verës dhe
peshkut.
“Referuar shkallës së përfitimit nga tarifat preferenciale për shkak
të origjinës të produkteve bujqësore të importuara (rreth 35-40 për
qind) dhe tarifës doganore mesatare prej 2.4 për qind, që rezulton në
këtë periudhë, efekti minus në buxhetin e shtetit nga reduktimi i
taksave nuk shkon më shumë se 60 milionë lekë”, pohon Ministria e
Ekonomisë, ndërsa ajo e Financave shprehet se me rritjen e shkëmbimeve
tregtare, do të ketë zhvillim pozitiv në arkëtimet e taksës së TVSH-së. /Telegrafi/


Dërgo një koment
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi