Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush frikësohet nga hetimet?

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Kush frikësohet nga hetimet?  Empty Kush frikësohet nga hetimet?

Mesazh nga Vizitor Thu 28 Apr 2011 - 21:05

Kush frikësohet nga hetimet?  F.0427235141364_m
Shkumbin Hyseni

Si duket, komedive politike për etiketimin e “vrasësve...”, nga
disa të ulurit në kolltukët e politikës, po u vije fundi. Tashmë, po
shihet se ka filluar të ndahet “kripa nga sheqeri”. Dikush qytetarin,
deri më sot e ka gënjyer, edhe atë shumë keq.
Nismat për hetimet e “nëntokës”, janë një lajm i mirë për vendin.
Kosova, ka nevojë për më shumë transparencë dhe për vendosjen e rendit
dhe ligjit, pa asnjë përjashtim. Po ashtu, kemi nevojë që një herë e
mirë të lirohemi nga fantazmat dhe frika që tash e 12 vite.
Ajo që pak kush ka mund ta pres, edhe ndodhi. U propozua një nismë
për hetimin e SHIK-ut të shumëpërfolur, dhe befasisht, u përkrah nga ana
e PDK-së, që njihet si e afërt më ketë organizatë. Dhe, për më shumë, u
pa një gatishmëri për të zbuluar gjithë të vërtetën rreth këtij
shërbimi edhe nga vet ata që flitet se kanë qenë pjesë e SHIK-ut (madje
ka të atillë që e kanë pranuar publikisht ketë).
Nuk dua të paragjykoj këtu rezultatin e as të them se kjo është e
vërteta rreth SHIK-ut, sepse kjo i takon atyre që janë të thirrur për
ketë. Përfroljet janë nga më të ndryshmet. Disa i quajnë pjesëtarët e
këtij shërbimi si kriminel, vrasës, hajna, kontrabandues,..., e çka jo
tjetër. E disa të tjerë thonë se këta kanë kryer vepra historike në
shërbim të kombit dhe atdheut.
Një është e vërtet, se SHIK-u, ka vepruar në të mirë të vendit në
kohën e luftës. Ndërsa, në spikamë është vënë puna e këtij shërbimi pas
luftës. Edhe një e vërtetë tjetër është se udhëheqja e këtij shërbimi,
janë parë edhe në takimet në ambasadat “e rëndësishme” në Prishtinë.
Këto mund të jenë fakte të rëndësishme që këtij shërbimi të mos i takoj
epiteti i shërbimit të kriminalizuar.
Nuk dua të ndalëm edhe në deklaratat pro dhe kundër SHIK-ut, të dhëna
nga ata që janë anti-SHIK, dhe ata që janë vet SHIK, kjo është punë e
organeve dhe nuk duhet, të paktën jo në ketë kohë, t’i komentojmë.
Andaj, të vërtetën, si tërësi, t’ia lëmë organeve që ta nxjerrin.
Por, kësaj radhe na ndodhi edhe një befasi tjetër. E kjo ishte e
pakëndshme. Kërkesa për hetim të te gjitha krimeve të kryera pas luftës,
nuk u përkrah. Çuditërisht. Arsyetimi se nuk ishte mirë e përgatitur
dhe kishte paqartësi, më shumë krijon përshtypjen tek qytetari si një
“mbulesë”, apo një frikë për tu përballur më të vërtetën që aq shumë po
na dhëmb.
Hetimet duhet të bëhen, domosdo. E se kur? Kjo është ajo që duhet të
diskutohet, por në asnjë mënyrë, nuk guxojmë të ndalojmë nismat për
hetime. Është e çuditshme, se si ngarendën përfaqësuesit e partive
opozitare, që të deklarohen kundër kësaj nisme, pasi kjo nismë u lansua
nga ana e deputetit Bekim Haxhiu dhe u zyrtarizuar si kërkesë nga ana e
Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
Zaten, kam menduar se përball këtyre nismave, përfaqësuesit e LDK-së
do të jenë fuqishëm në krah të këtyre nismave. Të gjithë kemi menduar se
LDK së bashku me Krasniqin e VV-së, do jenë të parët që do i thënë po
një nisme të tillë. Pastaj, befasuese ka qenë edhe kundërshtia e AAK-së.
Të gjitha kemi pritur që në krah të zbulimit të së vërtetës të jenë
trumbetuesit e këtyre temave për shumë vite më radhë, e që tani tek disa
edhe mund të kenë krijuar bindjen se jenë vetëm demagog (kjo nuk do të
thotë edhe tek unë), Beqiri me shok nga LDK-ja, nismëtarët për hetim të
SHIK-ut nga AAK-ja si dhe Krasniqi (nëse ka edhe ndonjë shok të
subjektit të tij) nga VV-ja.
Në fund të tunelit, akoma ka dritë. Ne qytetarët, presim të hetohen
të gjitha rastet, aferat dhe veprimet që janë për tu hetuar. Nëse dikush
tenton t’i bënë leqe fillimit të hetimit, të tjerët duhet të jenë
mbështetës.
Duhet larguar frikën nga qytetarët. Ju, ligjvënës, jeni më së
përgjegjës për ketë. Inicioni një hetim e gjyqësia le të vazhdoj dhe të
shkoj gjerë në fund. Të dimë se kush çka ka bërë? Mos vallë, ka të tjerë
që kanë bërë krime, e pastaj ato punë i janë veshur SHIK-ut?
Derisa, përkrahësit dhe pjesëtarët e SHIK-u ishin plotësisht të
gatshëm për hetim, kjo na bënë të kuptojmë se ata po e ndjejnë vetën
tërësisht të pastër. Ndoshta, edhe informatat që janë dhënë kohëve të
fundit se SHIK-u, ka pasur bashkëpunim më ndërkombëtarët (miqtë tonë),
janë arsye shtesë që të krijohet bindja se këta janë në rregull. Ata e
konsiderojnë vetën të pastër edhe nëse dikush është paraqitur diku në
emër të SHIK-ut, pa qenë të autorizuar. Të vërtetën le ta thotë
drejtësia.
Ndërsa, të mundohesh të gjesh arsyetime për mos nisje të hetimeve për raste tjera..., nuk po lënë përshtypje të mirë në opinion.
Në Kosovë, ka pasur shumë raste të vrasjeve enigmatike, pas luftës.
Ka pasur edhe vepra tjera që më të drejtë, apo jo, janë quajtur vepra
kriminale. Të gjithë ata që kanë bërë, le të shkojnë ku e kanë vendin...
E qytetari të jetojë i qetë.
Çasti kur z.Ramadani kërkoj të fillojnë hetimet ndaj SHIK-ut, ishte
një sihariq. Mbështetja e kësaj nisme nga z. Adem Grabovci, ishte një
mbështetje burrërore dhe një kthim i shpresës të qytetari për nxjerrjen e
së vërtetës në shesh. Në opinion u mendua se burrëria, idetë, mençuria e
mbrojtja e interesit në Parlament, nuk do mungojnë. Por, kundërshtimi i
pak më vonshëm për hetime të krimeve, më arsyetimet (të qëndrueshme apo
jo?), që u dhanë, ishte një venitje e asaj shprese që ishte krijuar.
Mos të frikësohemi nga e vërteta! Cilado që është ajo. Vetëm duke e
zbuluar të vërtetën, i bëjmë mirë vendit, të ardhmes, por edhe vetvetes.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi