Jahjaga: Serbia u përpoq të na lë edhe pa varre!
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Jahjaga: Serbia u përpoq të na lë edhe pa varre!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e
Ditës së të Pagjeturve, qëndroi në komunën e Gjakovës, ku fillimisht
vizitoi familjen e Ferdonije Çerkezit, e cila ka të pagjetur burrin dhe
katër djemtë e saj dhe më pastaj vuri lule në varrezat në Çabrat.
Presidentja vizitoi edhe fshatin Mejë, ku, vuri lule në “Lëndinën e
Pikëllimit”.“Kam ardhur këtu në Mejë të ndaj sadopak
dhimbjen me Ju për më të afërmit Tuaj që u vranë në Masakrën më të madhe
të luftës në Kosovë. Jam në dijeni se këtu u mblodhën njerëzit nga
Gjakova dhe fshatrat përreth, se këtu u pushkatuan pa mëshirë duke u
ndarë nga kolonat e refugjatëve, duke u ndarë prindi nga fëmijët, duke u
ndarë fëmija nga nëna. Ishte ky një plan i regjimit okupues të Serbisë,
që të na shkaktojë sa më shumë dhimbje, të na shkaktojë vuajtje, të na
thyejë dinjitetin, të na rrënojë shpirtin, të na bëjë që të mos e
gëzojmë sa duhet lirinë. Ne këto dhimbje i kemi përjetuar edhe më herët
dhe e dimë se okupatori gjithmonë donte të na largonte nga këto troje”,
theksoi me këtë rast Jahjaga.
“Jemi sot këtu, në Ditën e të Pagjeturve, në simbolikën me Mejën,
sepse më të dashurit Tuaj që e pësuan në këtë masakër regjimi pushtues i
Serbisë i pati shpërndarë në shumë varreza masive, për të fshehur
gjurmët e krimit, për ta bërë dhimbjen tonë më të madhe, për të na lënë
edhe pa një varr, ku vijmë i kujtojmë e i nderojmë dëshmorët dhe
viktimat, dhe ku marrim forcën të ecim përpara, duke mos harruar
asnjëherë të kaluarën, dhe duke bërë çmos që të gjithë kriminelët dhe
ata që urdhëruan krimet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin”,
shtoi ajo.
Presidentja Jahjaga tha më tej se Kosova, lirinë dhe pavarësinë ua ka
borxh këtyre dëshmorëve që u sakrifikuan për atë që Kosova të qeveriset
nga populli i saj, që Kosova të ketë institucione demokratike dhe që
Kosova të jetë vend i barabartë dhe i dinjitetshëm i Bashkimit Evropian.
“Unë, nga këtu, dëshirojë ta çoj porosinë që ne të gjithë të jemi
përherë të bashkuar, që përherë të punojmë dhe të angazhohemi për
atdheun tonë, që rinia, ata që janë ardhmëria jonë, të mos kalojnë kurrë
më nëpër këto vështirësi dhe nëpër këto mundime që kaluam ne”, theksoi
zonja Jahjaga, duke shtuar se “sa herë të kemi dilema, sa herë që jemi
në udhëkryq, sa herë që mendohemi si t’ia bëjmë, duhet të vijmë këtu, te
varrezat e dëshmorëve, të përkujtojmë shëmbëlltyrën e tyre, të marrim
forcë dhe të ecim përpara, kryelartë, duke përballuar çdo vështirësi”. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Balotelli: Më pëlqen edhe City edhe United
» Tadic: Edhe BE-në edhe Kosovën
» Historia tërheq vërejtjen për kujdes: Serbia vështirë e kupton paqen
» Erdha edhe une..!
» Erdha edhe une
» Tadic: Edhe BE-në edhe Kosovën
» Historia tërheq vërejtjen për kujdes: Serbia vështirë e kupton paqen
» Erdha edhe une..!
» Erdha edhe une
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi