Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sharjet zbusin dhembjen!

Shko poshtë

Sharjet zbusin dhembjen!  Empty Sharjet zbusin dhembjen!

Mesazh nga Vizitor Sun 24 Apr 2011 - 22:14

Sharjet zbusin dhembjen!  F.0421234432688_m
Shumica e njerëzve do të shajnë pas rrëzimit apo pas përplasjes
mbi diçka – shkencëtarët mendojnë që kjo sjellje e pahijshme në mënyrë
të efektshme e zbut dhembjen.
Hulumtuesit kanë vërejtur se
sharjet janë sjellje të pazakonshme. Madje posaçërisht te njerëzit të
cilët rëndom nuk kanë shprehi të shajnë. Hulumtuesit gjithashtu kanë
bërë një eksperiment me studentët. Ata është dashur t’i zhysnin duart në
kovat me ujë të ftohtë dhe të shanin. Eksperimentin e kanë përsëritur,
mirëpo këtë herë studentët kanë shqiptuar fjalë të zakonshme. Rezultatet
kanë treguar që studentët kanë mundur t’i mbajnë më gjatë duart të
zhytura në ujë të ftohtë derisa kanë sharë, sesa kur kanë qenë duke
shqiptuar fjalë të “rëndomta”.
Shkencëtarët konsiderojnë se në këtë mënyrë kanë dëshmuar që sharja
shton tolerancën e dhembjes. Këtë veprim ekspertët e sqarojnë me atë që
sharja është formë e agresivitetit, posaçërisht nëse nuk është pjesë e
fjalorit të përditshëm, andaj nxiten instinktet e përshtatshme për
situata të rrezikshme, për ç’arsye shtohet toleranca e dhembjes.
/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi