NASA publikon fotografinë e parë të Merkurit
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
NASA publikon fotografinë e parë të Merkurit
NASA ka publikuar fotografinë e parë të sipërfaqes së
Merkurit të incizuar nga fluturakja Messenger e agjencisë amerikane të
gjithësisë.“Herët në mëngjes, në orën 9:20, sipas kohës
euro-perëndimore, Messenger ka incizuar fotografi historike të planetit
Merkur. Kjo është fotografia e parë e planetit më të afërt të diellit e
bërë nga një fluturake e gjithësisë në orbitën e saj”, thuhet në
deklaratën e lëshuar nga NASA.
Messenger ka bërë gjithsej 363 fotografi për gjashtë orë, ndërsa
publikimi i përgjithshëm i tyre është caktuar për një konferencë për
gazetarë, në të cilën shkencëtarët do të flasin në lidhje me zbulimet e
reja.
Pjesa e sipërme e fotografisë tregon një krater të pazakontë të
quajtur Debussy, ndërsa pjesa e poshtme, në afërsi të polit të Merkurit,
nuk është fotografuar asnjëherë më parë nga gjithësia.
Messenger është fluturakja e parë e NASA-s në orbitën e Merkurit, në
të cilën ka hyrë më 17 mars, ndërsa në mision është dërguar qe gjashtë
vite. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Ushtria amerikane publikon armën “smart”
» NASA në Mars fotografoi gorillën?
» NASA, pamjet e “Hubble” pas pak në You Tube
» NASA në Mars fotografoi gorillën?
» Saturni, NASA fimon imazhe të stuhisë
» NASA në Mars fotografoi gorillën?
» NASA, pamjet e “Hubble” pas pak në You Tube
» NASA në Mars fotografoi gorillën?
» Saturni, NASA fimon imazhe të stuhisë
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi