“Grali i Shenjtë” i shkencës: Gjethja artificiale që prodhon energji
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
“Grali i Shenjtë” i shkencës: Gjethja artificiale që prodhon energji
Një grup shkencëtarësh të institutit të teknologjisë në
Massachusetts pretendojnë se kanë gjetur “Gralin e Shenjtë” të shkencës
në një gjethe artificiale që falë aftësisë së saj mund të shndërrojë çdo
shtëpi në një stacion të prodhimit të energjisë.Kjo gjethe,
që ka madhësinë e një letre bixhozi, riprodhon në mënyrë gati të
përkryer procesin e fotosintezës tek bimët, ku drita e diellit dhe uji
kthehen në energji. Ndryshimi i vetëm është se energjia e prodhuar është
10 herë më e madhe se ajo e një procesi natyral.
Gjethja artificiale futet në një vazo me të paktën katër litra ujë
dhe përmes katalizatorëve të saj të përbërë prej nikeli dhe bakri,
prodhon reaksion kimik duke e shndërruar ujin në komponetët e saj
fillestar, hidrogjen dhe oksigjen. Pasi elementët ndahen, ato dërgohen
në një bërthamë që i kthen këto elementë në energji. Sipas testimeve, në
vazon me 4 litra ujë, kjo gjethe vijon të prodhojë energji për 45 orë
rresht, me të njëjtin intensitet.
Shkencëtarët shpresojnë që kjo shpikje, që bazohet në një koncept të
zhvilluar edhe më parë, do ti garantojë atyre suksesin e vërtetë. Ata
shprehen se gjethja artifciale mund të përdoret në vendet në zhvillim,
ku problemi i enegjisë është çështje e ditës. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi