Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Osteopenia/Osteoporoza

Shko poshtë

Osteopenia/Osteoporoza Empty Osteopenia/Osteoporoza

Mesazh nga Vizitor Sun 24 Apr 2011 - 3:20




Dr.med. Shkelzen Ferizi

Osteopenia/Osteoporoza Main_osteoporoza
Në qoftë se kemi të bëjmë me fillimin e
shpenzimit të dendësisë së masës kockore të ashtit, atëherë kemi të
bëjmë me osteopeni. Vazhdon rritja e shpenzimit të kësaj mase eshtërore,
atëherë kemi të bëjmë me osteoporozë.

Osteopeninë mund ta klasifikojmë si parashkallë e osteoporozës, me
një shpenzim mesatar të dendësisë së kockës eshtërore e që klasifikohet
si njësi jonormale, edhe po qe se shpenzimi i dendësisë së masës
eshtërore nuk i kalon masat mesatare, prapëseprapë osteopenia
klasifikohet si një rrezik shumë i lartë i thyerjes se ashtit.

Por, duhet të themi se ato që janë të diagnostifikuara me osteopeni
nuk do të thotë që automatikisht do të preken edhe nga osteoporoza.
Osteopenia dhe osteoporoza definohet: në qoftë se norma specifike e
devijimit nga normat standarde të vjetërsisë dhe gjinisë, e që
përkufizohet më se 1.0 dhe 2.5 (=T-Score). Dhe vetëm atëherë kur normat
standarde të devijojnë apo i tejkalojnë normat standarde siç janë të
cekura më lart, atëherë kemi të bëjmë me osteoporozë.

Manifestimi i osteoporozës është veçanërisht e zakonshëm te gratë pas
menopauzës, si rezultat i mungesës së hormonit estrogjen. Rreziku është
rritur me disa rrethana të tilla si mungesa e ushtrimit fizik, konsumit
të tepruar të alkoolit, duhanit apo duke marrë medikamente me
përmbajtje të Glucocorticoide, gjatë një periudhe më të gjatë kohore që
janë të përcaktuara, për shembull, kundër sëmundjeve të caktuara të
frymëmarrjes dhe të lëkurës.

Nuk mjafton vetëm një ndryshim i dietës dhe rritja e aktivitetit
fizik për trajtimin e osteopenisë apo osteoporozës, por duhet që efekti i
aplikimit të preparateve të ndryshme të vijë në përdorim. Megjithatë,
efekti i medikamenteve që sot përdoren për trajtimin e osteopenisë dhe
osteoporozës, megjithatë është e diskutueshme në mesin e mjekëve.

Nëse diagnostikohet pacienti me osteopeninë apo osteoporozën, që të
fillohet me një terapi me medikamente si p.sh. Aminobiphosphonate, mund
të bazohet me një diagnostikim me kompjuterizime algoritmike FRAX (WHO
Fractur Risc Assessment Tool), si dhe me matjen e dendësisë kockore, ku
mund të llogaritet rreziku dhjetëvjeçar i thyerjeve (frakturave) që
kanë të bëjnë me diagnozat e lartpërmendura, më të shpeshtat janë në
boshtin kurrizor si dhe në kyç të kofshës.

Rekomandimi për një terapi Aminobisphophonate ekziston në një rrezik
dhjetëvjeçar prej 20% dhe 3%. Me çdo vit rreth 2.5 deri 3 miliardë
dollarë, në kostot e drejtpërdrejta dhe të tërthorta mjekësore për
Osteopeninë dhe Osteoporozën në Gjermani zënë pjesë shumë të rëndësishme
në zhvillimin ekonomik. Gjithashtu ka përfitime të larta në peshë.

Prandaj nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) Osteoporoza
është ranguar në listën e dhjetë sëmundjeve më të rëndësishme, si dhe me
prioritet të lartë. E kritikët pohojnë se rivlerësimi i
osteopenisë/osteoporozës në vitet e fundit ishte e nxitur nga industria
farmaceutike, e cila kërkon të krijojë një treg për barna të reja të
ashtuquajtura (sëmundjeve mongering-pesimiste).

Nga ana tjetër, që nga viti 1985, dendësia e kockave mund të matet me
besueshmëri. Njëherësh, është edhe më e mundur për të kapur simptomat e
sëmundjes para shfaqjes e thyerjeve të eshtrave dhe në mënyrë adekuate
për trajtimin parandalues të frakturave-thyerjeve.






Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi