Më pëlqen shoqja e ish-të dashurës!
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Më pëlqen shoqja e ish-të dashurës!
Derisa ende ishit në lidhje me ish-të dashurën,
ju kishte rënë në sy shoqja e saj. Atëherë kësaj nuk i ke kushtuar
vëmendje të posaçme, por tani, kur jeni të lirë, zemra ju rrah më shpejt
kur ta shihni. Kjo është një situatë intriguese dhe ja çka do t’ju
këshillojmë, që ndjenjat e juaja ndaj shoqes së ish-të dashurës t’i
harroni:
Kujdes me reputacionin
Është e qartë se njerëzit mezi presin të merren me jetët e tjerëve
dhe të përhapin fjalë, ndërsa ju do të arrinit deri te ajo ku thuhet:
“Del me shoqet e ish-të dashurës!” Ti dhe ish-e dashura më nuk jeni
bashkë, por me siguri që edhe më tutje jetoni në vendin e njëjtë,
ndoshta shkoni në shkollën e njëjtë. Bota është e vogël, këtë të gjithë e
dimë dhe të gjitha të fshehtat shumë shpesh merren vesh.
Kujdes nga hakmarrja
Sidomos nëse jeni ju ai që i ka dhënë fund lidhjes. Kush e di,
ndoshta mikja e saj të përgjigjet pozitivisht, por vetëm që të hakmerret
në vend të mikes së saj. Po ashtu, ndoshta edhe i pëlqen, por ish-e
dashura juaj mund t’i flasë gjithçka për ty dhe e tëra përsëri mund të
shndërrohet në hakmarrje. Tingëllon e ulët? Hm, njeriu është i prirë kah
hapat e ulët, sidomos kur vuan!
Kujdes në zemrën e thyer
Nëse t’i e ke lënë ish-të dashurën, ajo me siguri edhe më tutje është
e lënduar. Mund të ndihet e lënduar edhe nëse vetë i ka dhënë fund
lidhjes, por për shkak të diçkaje të pafalshme që i ke bërë. Po ashtu,
ndoshta me marrëveshje jeni ndarë dhe keni vendosur që të jeni në
marrëdhënie miqësore. Sido që të jetë, nëse fillon të dalësh me shoqen e
saj, do të jetë si të shtosh kripë në plagë. Auu, kjo djeg!
Kujdes në rastet tjera
Kur të kapesh për diçka, në të cilën ndoshta edhe nuk do të duhej,
energjinë e drejtoni në drejtim të gabuar dhe për këtë i lëshon rastet
tjera më të mira. Për këtë drejtohuni kah vetja, ndoshta ka edhe vajza
shumë më të mira sesa që është shoqja e ish-të dashurës.
Kujdes në zemrën tuaj
Nëse ti je i braktisuri dhe dëshiron të jesh me miken e saj vetëm që
të jesh sa më afër ish-të dashurës, ky është gabim total! Në fakt,
përveç që edhe më shumë do të vuash, sigurisht edhe e dashura juaj e re
do të vuajë kur ta marrë vesh se për çka e ke filluar lidhjen me të!
Dhe ja kur nuk duhet t’i harrosh ndjenjat tuaja:
- Keni shumë interesa të përbashkëta (për shembull basketbolli, kinemaja, leximi, vrapimi etj.),
- Qeshni me gjërat e njëjta,
- As pas një jave nuk mund ta largosh nga mendimet,
- Secilën herë kur ta shohësh zemra rrah më shpejt, ndërsa shuplakat të djersiten.
Pra, ka shumë arsye kundër daljes me shoqen e ish-të dashurës.
Megjithatë, në ty mbetet të vendosësh për “pro” apo “kundër” dhe vetë
vendosni a do të lëshoheni në të gjithë këtë apo jo. Sukses!

Vizitor- Vizitor
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi