Qëndrimi në diell, i mirë për shëndetin
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Qëndrimi në diell, i mirë për shëndetin
Mungesa e vitaminës D mund të sjellë deri te
dëmtimi i enëve të gjakut, deri te shtypja e lartë e gjakut, si dhe
rrezik për shfaqje të sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse i ekspozoheni
diellit pak më gjatë dhe konsumoni peshk të yndyrshëm, gjendja mund të
përmirësohet. Vitamina D ndërlidhet me shëndetin e enëve të gjakut.
Mungesa e kësaj vitamine edhe te njerëzit relativisht të shëndoshë
ndërlidhet me forcimin e arterieve dhe pamundësinë e pushimit të enëve
të gjakut. Kështu kanë konstatuar ekspertët nga instituti shëndetësor
“Emory/Georgia Tech Predictive Health Institute”.
Te pjesëmarrësit në hulumtim ishte rritur sasia e vitaminës D dhe me
këtë rast ishte vërejtur se gjendja e enëve të gjakut ishte përmirësuar
si dhe kishte rënë shtypja e gjakut.
Dr. Ibhar Al Mheid, nga universiteti Emori, ka vërtetuar se edhe pasi
ishin marrë për bazë faktorët si mosha, pesha dhe kolesteroli, personat
me mungesë të vitaminës D kanë arterie më të tkurrura, si dhe enët e
gjakut iu funksionojnë më dobët.
Është zbuluar se personat me mungesë të vitaminës D kanë probleme me
enët e gjakut të ngjashme me të atyre që vuajnë nga diabeti dhe shtypja e
lartë e gjakut. Shumica nga vitamina D krijohet gjatë ekspozimit në
diell dhe atë e krijon lëkura jonë, por ndihmojnë edhe shtesat në
ushqim.
Vizitor- Vizitor
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi