Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse e lejuam qe Shqiptaret te ndaheshin??!!

Shko poshtë

Pse e lejuam qe Shqiptaret te ndaheshin??!! Empty Pse e lejuam qe Shqiptaret te ndaheshin??!!

Mesazh nga Vizitor Sat 23 Apr 2011 - 22:13

Te gjithe shqiptaret e dine qe pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise me 28 Nentor 1912, ne dhjetor te ketij viti u mblodh Konferenca e Ambasadoreve ne Londer nga gjashte fuqite e medha:Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia nen kryesimin e ministrit te jashtem te britanise se madhe,me qellim shqyrtimin e ceshtjes shqiptare ne dy aspekte; politiko-juridike dhe caktimin e kufijve....

Fuqite e medha kishin interesa te ndryshme; Rusia ishte per copetimin e Shqiperise, kjo kundershtohej nga Austro-Hungari dhe Italia jo se na donin por sepse nuk u interesonte qe te shtohej me tej zgjerimi sllav dhe ndikimi i Rusise ne Ballkan...

Per nje kohe te gjate kjo konference u morr me caktimin e kufinjve te Shqiperise, ku pas bisedimeve te gjata dhe parapskenave djallezore u vendos perfundimisht mbi kufijte e Shqiperise, duke sanksionuar shkeputjen perfundimtare nga trungu amtar shqiptar: Kosoven, tokat shqiptare ne Maqedoni dhe Camerine.

Ne kundershtim me cdo kriter etnik afersisht gjysma e territorit dhe e popullsise shqiptare iu aneksua shteteve barbare te huaja:serbise, malit te zi, maqedonise dhe greqise duke u iu bere nje padrejtesi e madhe kombit tone....

Nuk ka shqiptare qe nuk e di kete padrejtesi te madhe qe na u be,por ajo qe mua me mundon shume eshte nje pyetje:si ka mundesi qe e lejuam nje padrejtesi te tille,ku ishim ne shqiptaret,ku ishin ata burra te forte shqiptare????..

Ndonje prej jush do mendoje qe ashtu ishin rrethanat dhe nuk kishte nje zgjidhje me te mire keshtu qe duhej pranuar kjo...por une them qe JO, kjo ishte dhe eshte akoma e papranueshme..ka gjithmone nje zgjidhje me te mire sesa pranimi i ndarjes se tokave tona shqiptare, mjaftonte ta kerkonim ate dhe te mos rrinim si dele teksa ujku bente kerdine ndaj nesh i veshur me petkun e qingjit...

Si ka mundesi qe ne SHQIPTARET e lejuam nje padrejtesi te tille??? Si eshte e mundur qe ne si popull i lashte qe jemi, si pasardhes te Pellazgeve, Ilireve te lejonim qe te binin ne duart e barbareve???

Sa turp do u vinte Pellazgeve nga ne sikur te ishin gjalle....Pse i lejuam te na ndajne....

Mos ndoshta ishim te dobet atehere-do mendoje ndonje nga ju..por nuk eshte se politikisht jemi te forte tani, keshtu qe neser nese mblidhet nje konference si ajo e londres dhe iu teket perseri te ndajne Shqiperine edhe me teper mund ta bejne perseri kete, cfare i pengon kur me ne kane bere gjithmone si kane dashur....

Nuk dua te zgjatem me histori dhe me komente personale, dua te di nga ju nje mendim ne lidhje me kete pyetje qe me ngacmon tej mase botekuptimin tim: PSE I LEJUAM???????
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi