Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lista e të ftuarve në dasmën mbretërore

Shko poshtë

Lista e të ftuarve në dasmën mbretërore  Empty Lista e të ftuarve në dasmën mbretërore

Mesazh nga Vizitor Sat 23 Apr 2011 - 5:38

Lista e të ftuarve në dasmën mbretërore  F.0423171423803_m
Monarkia britanike publikoi listën me të ftuarit që kanë
konfirmuar pjesëmarrjen në dasmën e Princit William me Kate Middleton të
premten e ardhshme, me këngëtarin Elton John dhe yllin e futbollit
David Beckham mes pjesëmarrësve.
Të shtunën u publikua vetëm
një pjesë të emrave prej 1.900 të ftuarve në dasmë. Një numër zyrtarësh
të huaj dhe më shumë se 40 anëtarë të familjeve të tjera mbretërore janë
në listë përfshirë Princin e Bahreinit, Salman bin Hamad al-Khalifa dhe
Princin Mohammed bin Nawaf bi Abdulaziz të Arabisë Saudite.
Anëtarë të mbretërive nga vende si Danimarka, Norvegjia, Spanja, Tajlanda dhe Maroku do të marrin pjesë gjithashtu në dasmë.
Personalitete të tjera në dasmën më 29 prill përfshijnë notarin
olimpik të Australisë, Ian Thorpe, regjisorin britanik Guy Ritchie dhe
aktorin Rowan Atkinson i njohur me personazhin e Mr.Bean.
/VoA/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi