Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu që parashikoi tsunamin në Japoni

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Njeriu që parashikoi tsunamin në Japoni Empty Njeriu që parashikoi tsunamin në Japoni

Mesazh nga Geri Thu 14 Apr 2011 - 7:48

Njeriu që parashikoi tsunamin në Japoni Cunami
Një gjeolog japonez kishte parashikuar tsunamin e marsit të shkuar, por askush nuk i kishte kushtuar rëndësi.
”Nuk mund të mohojmë mundësinë që një tsunami të ndodhë shumë shpejt në të ardhmen e afërt”, parashikonte në studimin e publikuar në gusht 2010, eksperti Masanobu Shishikura.

”Kasandra” e re e Japonisë pranonte në studim se e kishte të pamundur të parashikonte datën e saktë kur tragjedia do të ndodhte, por mbetet dyshimi se nëse do të ishin marrë masa shtesë parandaluese, përmasat e tragjedisë mund të ishin reduktuar.

Edhe më interesant fakti që në studimin e gjeologut, flitej me saktësi edhe për zonën ku tsunami do të godiste.

Shishikura shkruante se çdo 450-800 vjet pllakat përplasen nën Oqeanin Paqësor, duke bërë që valë gjigante të ngrihen dhe të shkatërrojnë zonat përreth qytetit të Sendait, prefekturën e Mijagit dhe të gjithë Fukushimën.

Në fakt, historianët japonezë kanë arritur të zbulojnë tsunami të tjerë tepër të fuqishëm në të shkuarën. Për herë të fundit, një tsunami si ai i 11 marsit ishte ngritur nga një tërmet në vitet 1300-1600.

Ekzistojnë prova të tjera të sakta për një dallgë të tmerrshme që vrau me mijëra njerëz në vitin 899, por studimet flasin edhe për një tjetër tsunami katastrofik 1 500 vjet para lindjes së Krishtit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi