Për çfarë ju shërben gruaja?
Për çfarë ju shërben gruaja?
Nëse gruaja juaj ju kupton vetëm pak, atëherë ajo do të jetë e
gatshme t’u bëjë masazh pas një dite të lodhshme! Nëse kjo nuk ndodh,
atëherë kërkoni ndihmë nga masazherët profesionistë.Masazhi
mund t’ua përmirësojë disponimin, ta përmirësojë qarkullimin e gjakut
dhe ta forcojë sistemin imun. Por, që efekti të jetë i plotë duhet që ta
merrni pikërisht masazhin e duhur...
Nëse jeni të tendosur...
Masazhi: i shtresave të thella të indeve
Përshkrimi i teknikës: Ky lloj masazhi nënkupton ngritjen dhe ngjeshjen e
indit muskulor, me qëllim që të largohet dhimbja e thellë dhe e
vazhdueshme, e shkaktuar nga stresi. Ky lloj masazhi nganjëherë mund të
jetë jo komod, mirëpo ndjenja e relaksimit zgjat me ditë të tëra.
Nëse jeni në depresion...
Masazhi: i kokës dhe shpinës
Përshkrimi i teknikës: Procedurë qetësuese gjatë së cilës trupi preket
lehtësisht me qëllim që të lirohet energjia e bllokuar si pasojë e
vuajtjes dhe frustrimit. Supozohet se rritja e nivelit të serototninës
rrit disponimin mendor dhe fizik.
Nëse jeni të rraskapitur...
Masazhi: kombinimi i masazhit të shtresave të thella dhe masazhit relaksues
Përshkrimi i teknikës: Veç tjerash përdoren edhe goditje të forta me
qëllim të nxitjes së qarkullimit të gjakut, por edhe masazhi i butë i
cili ndihmon në relaksim dhe në mbledhjen e energjisë. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi