Metodë e re për kancerin në mëlçi
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Metodë e re për kancerin në mëlçi
Shkencëtarët iranianë duke shfrytëzuar shkencën bërthamore
prodhuan një radiomedikament të ri për kurimin e kancerit në mëlçi si
dhe një hidroxhel për mbulimin e plagëve të krijuara nga djegia.Studiuesit
e qendrës shkencore të Agjensisë së energjisë atomike të Iranit arritën
të prodhojnë radiomedikamentin e ri të quajtur P-32 i cili nëpërmjet
ndërhyrjes kirurgjikale injektohet në zonën e tumorit në mëlçi duke
ndikuar dukshëm në zhdukjen e qelizave kanceroze.
Mëlçia është burimi kryesor i përhapjes së qelizave kanceroze në
pjesët e tjera të trupit. Gjithashtu studiuesit e qendrës shkencore të
Agjencisë së energjisë atomike të Iranit prodhuan një hidroxhel të ri
për mbulimin e plagëve të shkaktuara nga djegia duke shfrytëzuar
elektrone shumë të shpejtë që bëjnë të mundur kurimin e shpejtë të
lëkurës së dëmtuar. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi