Nora këto ditë po e shijon diellin
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Nora këto ditë po e shijon diellin
Ditët aktuale e kanë nxjerrë më shumë jashtë shtëpisë, duke u
ekspozuar në rrezet e diellit, të fundit këto shumë të dashura për
këngëtaren Nora Isterfi. E teksa po e shijon diellin, Nora bën me dije
se u është përkushtuar mjaft edhe angazhimeve muzikore.“Këto
ditë po e shijoj diellin. Po preferoj të dal më shumë jashtë e të
ngrohem në rrezet e diellit. E sa i përket muzikës, gjithçka është duke
shkuar mirë. Si zakonisht, vikendeve jemi të angazhuar më shumë në
diasporë, ndërsa koncertet nëpër Kosovë fillojnë verës”, tregon Nora për
InfoPress, ndërsa rrëfen përditshmërinë e saj, krahas angazhimeve
muzikore.
“Jam në përgatitje rreth krijimeve të reja, por nuk mund të flas më
shumë rreth tyre, pasi ende nuk janë të gatshme për lansim. Po mendoj që
sa u përket lansimeve të reja, të dal në maj. Planifikoj të dal me më
shumë ritëm”, thotë Nora.
Meqenëse fluturimet drejt diasporës janë shumë të shpeshta, Nora bën
me dije se qëndrimi në qiell është relaks për të, ndonëse edhe
vështirësitë janë të shumta.
“Është vështirë që të udhëtosh aq shpesh. Mbetesh pa gjumë, por është
punë dhe nuk ke çfarë të bësh. E shpesh ka javë kur edhe vetëm rrimë
dhe për një moment nisin udhëtimet e shpeshta, kështu që është e
vështirë. E sa u përket fluturimeve nuk kam frikë, përkundrazi
relaksohem, fle ndonjëherë pushoj. Nuk e kam problem më pëlqen shumë”,
shprehet këngëtarja.
Por, gjatësisë së flokëve ende është duke iu qëndruar besnike. Pëlqen
flokët e gjata, të cilat tash për tash nuk e ka në plan t’i shkurtojë,
por të luajë me ngjyra nuk e ka kursyer vetën asnjëherë.
“Do të ketë ndryshime sa i përket dukjes. Unë asnjëherë nuk kam qenë
pro ndryshimeve drastike, të tilla nuk do të ketë as tash, por do të
bëjë ndryshime të kohës, sezonit. Rreth flokëve kam bërë ndryshime, kam
luajtur edhe me ngjyra. E sa u përket prerjes së flokëve, unë i pëlqej
flokët e gjata, të gjithë e dinë”, ka përfunduar Nora. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Cristiano shijon pushimet me miqtë
» Edona po shijon ditët më të mira të shtatzënisë
» Nora, s’ka ndërmend të martohet
» Nora Istrafi do martohet
» Nora: Nuk e kam gjoksin si Çiljeta
» Edona po shijon ditët më të mira të shtatzënisë
» Nora, s’ka ndërmend të martohet
» Nora Istrafi do martohet
» Nora: Nuk e kam gjoksin si Çiljeta
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi