Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Detaje se si duhet të shkëlqeni në festa

Shko poshtë

Detaje se si duhet të shkëlqeni në festa Empty Detaje se si duhet të shkëlqeni në festa

Mesazh nga Vizitor Tue 8 Mar 2011 - 5:26

Detaje se si duhet të shkëlqeni në festa F.0307005446231_m
Festat na vënë në një sikletin se çfarë duhet të veshim: fustan,
apo pantallona, këmishë të kombinuar me fund apo…? ‘Look-u duhet të
jetë i çuditshëm apo i zakonshëm, siç jam mësuar me stilin tim, apo të
guxoj përtej kornizës’.
Këto dilema besoj se e shoqërojnë çdo
femër që do të festojë jashtë shtëpisë, ose që ka menduar më ndonjë
lokal mes miqsh. Ndaj, duke e ditur se ju dëshironi të vezulloni dhe të
jeni nën frymën e tendencës, do shpalosim disa detaje për një paraqitje
perfekte.
Festat çdo femër e vënë përballë një përgjegjësie të madhe, se si
duhet të jetë linja dhe stili i saj për atë natë. Pikë e fortë dhe
vendimtare për përzgjedhjen e çdo detaji është vendosja e proporcionit
të veshjes. Kjo mund të quhet dhe A-ja nga duhet të nisemi, edhe për
plotësimin e detajeve të tjera, siç janë këpucët apo sandalet, çanta e
vogël, zarf apo borsalinë me rrip, flokë të kapur apo të lëshuar, grim i
rënduar apo sa më natyral.
Fustan me gjatësi normale, ose i shkurtër
Në qoftë se fustani që ju keni zgjedhur është i linjës klasike, i gjatë
si për tapetin e kuq, sekreti që mos të krijojë lodhje është përzgjedhja
e ngjyrave neutrale. Në rastet kur kemi të bëjmë me veshje me
proporcione të shkurta, pse jo, mund të përdorim dhe teminat dhe gurin e
fortë. Ngjyrat e forta, sepse sa më i vogël të jetë proporcioni aq më
në sy duhet të bjerë fustani, si dhe aq më i rëndë duhet të jetë ai.
Shkëlqimi dhe glamuri janë dy elementet kryesore që shoqërojnë modën.
Detaje se si duhet të shkëlqeni në festa 1fest
Detaje se si duhet të shkëlqeni në festa 2fest
Detaje se si duhet të shkëlqeni në festa 3fest
Aksesorët
Për ta shndërruar aksesorin në funksion të veshjes dhe stilit, duhet të
kemi parasysh faktin se, nëse copa e fustanit është mat, aq më vezullues
dhe me dritë duhet të jenë aksesorët që e shoqërojnë atë. Në rastin e
kundërt, kur veshja që kemi e ka shkëlqimin brenda, duhet që aksesorët
të minimizohen, ose mos të përdoren fare, me përjashtim të vëthëve.
Ngjyrat marrin një domethënie të veçantë, por duan kujdes në
përzgjedhje. Më perfekt janë oro, e kuqja, argjendi. Ngjyra blu klasike
nuk u sugjerohet zonjave, sipas specialistëve të modës, por, nëse ka nga
ato që e preferojnë këtë kolor më mirë, do të ishte të zgjidhnin
blu-marinën, pasi është më luks. Gjithashtu, ngjyra pana hyn në
top-listën e më të kërkuarave.
Detaje se si duhet të shkëlqeni në festa 4fest
Detaje se si duhet të shkëlqeni në festa 5fest
Detaje se si duhet të shkëlqeni në festa 6fest
Çantat
Çdo femër pa çantë ngjanë shumë bosh, ndaj ajo gjithnjë duhet ta
shoqërojë veshjen me një çantë që i rri asaj dhe stilit që ka zgjedhur. E
rëndësishme është që të jenë në formë borsaline dhe me sa më shumë
shkëlqim e glamur, kryesisht në mbrëmje festive. Çanta nuk duhet të jetë
as më lart dhe as më poshtë, por në të njëjtin nivel me veshjen, në
tërësi. Ajo çka është më e rëndësishme, është fakti se ajo duhet të
ndihet si pjesë e veshjes, dhe jo si aksesor i veçuar. Speciale është
forma drejtkëndore apo ovale, pak më e madhe se një portofol; mund të
ketë një zinxhir të gjatë, që mund të përdoret ose të mbahet në dorë.
Ngjyrat e preferuara janë bronz, oro, argjend dhe e zezë me gurë.
Kujdes, në kontrastet veshje glamuroze, çanta më pak e ngarkuar. Në
rastin e fustaneve mat, çanta dhe aksesorët e tjerë sa më vezullues. Ky
është kodi i suksesit në përzgjedhjen e saj. /Telegrafi/
Detaje se si duhet të shkëlqeni në festa 7fest
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi