Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Majdanozi, për pastrim të fytyrës

Shko poshtë

Majdanozi, për pastrim të fytyrës  Empty Majdanozi, për pastrim të fytyrës

Mesazh nga Vizitor Tue 8 Mar 2011 - 5:21

Majdanozi, për pastrim të fytyrës  F.0308003048671_m
Që të keni fytyrë të pastër dhe të freskët, kurse nuk keni kohë
për tretman, mund të provoni disa zgjidhje alternative për kujdes
shtëpiak.
Receta për përgatitje të tonikut për pastrim të
fytyrës në kushtet shtëpiake, që po jua prezantojmë ju tërheq me
thjeshtësinë e vet.
Gjithçka që ju nevojitet për të përgatitur këtë është esencë me
aromën që ju pëlqen dhe majdanoz i freskët. Në një litër ujë të zierë
vini një tufë majdanoz të freskët dhe lëreni të përgatitet rreth 15
minuta. Më pas kullojeni dhe lëreni të ftohet. Mund ta mbani në një
shishe të vogël në frigorifer një muaj të tërë.
Nëse dëshironi të ketë aromë të këndshme mund t'i hidhni disa pika
esencë. Nëse kini fytyrë të yndyrshme, në vend të esencës së trëndafilit
hidhni esencë nenexhiku, kurse nëse keni fytyrë të thatë, hidhni disa
pika esencë trëndafili. Për fytyrë normale është mirë në tonik të hidhni
disa pika esencë portokalli. Toniku duhet të përdoret në mëngjes dhe në
mbrëmje. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi