Si të hamë gjithçka pa u shëndoshur
Faqja 1 e 1
Si të hamë gjithçka pa u shëndoshur
Makaronat? Gatuajini me perime. Mish e peshk? Shuajini me pak verë. Ëmbëlsirat? Po, por për zamër.
Mëso bashkë me ne të hash gjithçka pa e ndjerë stomakun të rënduar.që
të pëlqen shumë, por që të rëndomë pas? Po? Atëherë lexo këshillat tona
rreth tretjes: do të zbulosh se nuk ekzistojnë ushqime të lehta apo të
vështira për t'u "asimiluar", por ushqime të cilat duke u ngrënë bashkë,
mund të krijojnë probleme në aparatin tretës.
Tretja apo procesi mekanik e biokimik fillon në gojë. Nga këtu
vazhdon në stomak e në zorrë. Në tretje merr i pjesë edhe mëlçia, që
prodhon kripërat e tëmthit aq të nevojshme për shkrirjen e dhjamit. Dhe
pankreas i çliron enzimat e nevojshme për të sulmuar proteinat. Me një
fjalë, tretja është një punë komplekse. Çdo ushqim duhet të konsumohet
në një dozë të caktuar. Pra, është e rëndësishme jo vetëm se çfarë hamë
por si dhe kur duhet të hamë. Ja disa këshilla për të "grirë" gjithçka.
Tretja e parë bëhet në gojë
Një tretje e mirë varet nga një përtypje e mirë e ushqimit. Të përtypësh
mirë ushqimin, përveçse ta thërrmojë shërben për ta përzierë atë me
pështymën (ne prodhojmë gati një litër në ditë). Pështyma përmban
kripëra minerale që neutralizojnë aciditetin e ushqimeve. Por të
mësohesh të përtypësh mirë dhe gjatë është e nevojshme edhe për një
arsye tjetër: sa më shumë ta mbani në gojë aq më shumë rritet ndjenja e
ngopjes. Dhe linjat të falënderojnë.
‘Kapuçino’ dhe ‘kek’-u rëndojnë stomakun
Të hash mëngjes në lokal për shumë njerëz është kënaqësi. Për stomakun
tonë jo, duke patur parasysh se duhet të punojë rreth 3 orë për të
tretur një kapuçino dhe një kek. Arsyeja? "Kapuçino" përbëhet prej
qumështi të zierë nën presionin e avullit, i cili duke u bashkuar me
kafen krijon vështirësi në tretje. Pastaj, nëse bashkë me kapuçinon ha
edhe një kek, stomaku duhet të punojë akoma më shumë për të tretur
yndyrat që gjenden me shumicë në ushqime të tilla.
Atëherë nuk duhet të hamë më kek dhe kapuçino? Nuk është e nevojshme t'i
eliminoni. Për një mëngjes të shpejtë, mjafton të ngrohim qumështin
duke pasur parasysh të mos e ziejmë, e t'i shtojmë kafen e zierë. Po
shkuma? Futini të gjitha në një përzierës manual (me dorë), tundeni dhe
do të arrini të njëjtin efekt të kapuçinos së lokalit. Dhe nëse në vend
të kekut zgjidhni një fetë torte me mollë, sidomos të bërë në shtëpi, do
të jesh shumë mirë!
Një mollë? Gjithmonë para buke
Një mollë në ditë largon mjekun nga sytë thotë proverbi. Dhe mund të
përmirësojë tretjen nëse e ha një orë para drekës dhe darkës. Ky frut
mbron muret e stomakut dhe i përgatit të kryejnë më mirë punën e tyre
dhe ka një veprim purifikues: në fakt, "kap" substancat e dëmshme për
organizmin, si për shembull kolesterolin dhe lehtëson jashtëqitjen. Por
kujdes! Fibra "purifikuese" gjendet sidomos tek farat dhe tek lëkurat e
mollës. Pra lajeni mirë dhe hajeni pa qëruar.
Makarona me ragu? Jo. Me perime!
Shpageta të ngrohta e oreksndjellëse ... Po, por nëse raguja është me
mish, makaronat mund të jenë shumë të patretshme. Proteinat që gjenden
tek mishi kanë nevojë për një ambient acid për t'u tretur, ndërkohë që
karbohidratet e makaronave kërkojnë një ambient alkalin. Pra, nëse ka
shpageti me ragu ose makarona, pastaj mish, të duhet më shumë kohë për
t'i tretur.
Çfarë duhet bërë? Para së gjithash mos refuzoni makaronat, por mësohuni
t'i gatuani me salca me bazë perimesh. Karbohidratet që gjenden tek
makaronat dhe fibrat e perimeve kanë nevojë për të njëjtin ambient për
t'u tretur. Stomaku yt do të punojë më pak e ti do të ndjehesh më e
lehtë. Ragu-ja në fakt nuk përmban vetëm proteina, por edhe një sasi të
konsiderueshme yndyrore. Pra, me perimet do të jenë të kënaqur shëndeti
dhe linjat e tua.
Vaji i ullirit është i domosdoshëm
Si vaji i ullirit, si ai i farërave përmbajnë acid binoleik i dobishëm
për organizmin tonë për shumë arsye, ndër të cilat formimi i këllëfit të
nervave. Dhe ndër yndyrat e pangopura, është ai më i tretshmi. Vajrat e
farërave janë më të pasur me këtë acid i cili nëse merret në sasi të
mëdha, mund të provokojë formimin e radikaleve të lira, të dëmshme për
qelizat. Vaji i ullirit ka sasinë e duhur të acidit linoleik: 10%. Dhe
nëse është i ftohtë, është i pasur me vitaminë E, me veprim
antioksidues.
Qepa, mike e stomakut
Nëse pas drekës ndihesh e fryrë, ha çdo ditë pak qepë. Është e pasur me
dy acide: atë kafeik dhe klorogjenik. Të dy rrisin prodhimin e tëmblit e
si pasojë përmirësojnë tretjen. Sepse tëmbli lehtëson shpërbërjen e
yndyrave që kapen më lehtësisht nga enzimat. Veç kësaj qepa stimulon
kontraktimet e stomakut, që kështu "përzien" më mirë ushqimin dhe e tret
pa problem. Kjo bimë ka edhe avantazhe të tjera: dezinfekton zorrët, të
bën të urinosh, ndihmon të mbash nën kontroll glikeminë.
Romakët e lashtë thonin se kishte madje dhe efekte afrodiziake. Dhe nëse
të rri në stomak, ndoshta faji nuk është i qepës por i yndyrës në të
cilën e ke skuqur.
Piperi dhe speci i kuq ndezin lëngjet e gastrike
Pak piper stimulon pankreasin për të prodhuar lëngjet gastrike të
nevojshme për tretjen e yndyrave dhe karbohidrateve. Në fakt përmban
capsidiolo, një substancë që jo vetëm ndihmon aparatin tretës, por mbron
edhe ndaj infeksioneve të zorrëve. Sigurisht nuk duhet ta ekzagjeroni.
Shumë piper (më shumë se çerek luge kafeje në ditë) mund të irritojë
muret gastrike e mund të favorizojë aciditetin e stomakut, përveç se të
provokojë djegie në rrugët urinare.
Edhe kushëriri i piperit, speci i kuq, mund të ndihmojë në tretje. Nëse
përdoret siç duhet, falë capsaicinës, stimulon sekrecionin me ushqimin:
efektet e tij zvogëlohen gjatë gatimit.
Biftek dhe djathë? Të dyja bashkë, jo
E për në fund, një fetë djathë? Duhet? Jo: djathërat janë ushqime
komplete që mund të zëvendësojnë lehtësisht një pjatë të dytë. Dhe në
çdo rast nuk duhet t'i hani kurrë pas mishit. Arsyeja është e thjeshtë:
mishi dhe djathi kanë kohë tretjeje të ndryshme. Të dyja përmbajnë
proteina, madje djathi më shumë: 100gr mish viçi ose pule përmban
20-21gr, ndërsa një hektogram djathë 35gr proteina. Nëse pas biftekut ha
pak djathë psh. kaçkavall stomaku yt do të ketë nevojë për më shumë
kohë për të kompletuar tretjen. E njëjta gjë vlen edhe nëse djathi
gatuhet bashkë me mishin siç është rasti i hamburgerit me djathë brenda
apo i qoftes së mbushur me djathë.
Mish, peshk dhe një dolli
Edhe pijet influencojnë në tretje. Sidomos ato alkoolike! Verë dhe birrë
në sasi të vogël, përmirësojnë tretjen e mishit dhe të peshkut, ushqime
të pasura me proteina kafshësh. Në fakt, këto proteina për t'u tretur
kanë nevojë për një ambient acid i njëjtë që i duhet për të asimiluar pa
problem pijet alkoolike. Pra, i njëjti ambient tretës, tretje më e
shpejtë. Për të njëjtën arsye është mirë që me makaronat dhe orizin të
pimë pije joalkoolike. Kanë që të dyja nevojë për një ambient alkalin.
Po uji? Gjatë ushqimit mos pini më shumë se një gotë. Teprimi "zgjat" lëngjet gastrike dhe ngadalëson tretjen.
Gjiza rëndon pak edhe tek linjat
Shpesh llojet e ndryshme të djathit të rëndojnë në stomak. Atëherë
provoje me gjizën.. Përveç kësaj gjiza është më me pak yndyrë (mund të
kenë vetëm 8% të peshës) ndërsa produktet e tjera (të freskëta ose të
ruajtura) kanë shumë më tepër.
Ëmbëlsirat? Për zamër
Këshilla është të mos hani ëmbëlsira pas ushqimit. Mund të të fryjnë
barkun si tullumbace. Dhe kanë shumë kalori. Kështu ngadalësojnë "punën"
e tubit tretës, që tashmë është i ngarkuar me tretjen e një dreke të
tërë. Dhe nëse rrimë shumë në stomak frekuentohen, çlirojnë gaz dhe
fryjnë barkun.
Atëherë, s'ka më ëmbëlsira? Patjetër që po! Mjafton t'i hani me barkun
bosh e larg vakteve. Janë një zamër ideale. Në fakt, kur stomaku nuk
është i zënë me ushqime të tjera, i “punon” menjëherë ëmbëlsirat pa i
dhënë atyre kohë për t'u fermentuar e për të prodhuar gaz.
Ananas nëse do "të ulesh poshtë" gjithçka
Frutat janë të domosdoshme për njerëzimin, falë përmbajtjes së sheqerit,
fibrave dhe kripërave minerale. Por, në fund të ushqimit është mirë të
mos konsumohet pasi sheqernat që përmbajnë frutat, fermentohen dhe
prodhojnë gaz i cili fryn barkun dhe ngadalëson tretjen. Përjashtimi i
vetëm, ananasi. Kështu ky frut është i këshillueshëm pas një ushqimi me
bazë mishi ose peshku.
Dhe një kafe e mirë për në fund
Një kafe pas ushqimit ndihmon stomakun për të kryer me më pak vështirësi
punën e tij. Karakteristika e kafeinës është se ajo stimulon
sekrecionin e lëngjeve gastrike dhe lehtëson zbrazjen e stomakut. Por,
kujdes: shumë kafeinë provokon shqetësime, ndër të cilat edhe një rritje
të aciditetit të stomakut. E atëherë sigurisht që "iu djeg".
/Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi