Calvin Klein zgjedh shqiptaren Rita Ora
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Calvin Klein zgjedh shqiptaren Rita Ora
Këngëtarja shqiptare që po njeh famë në SHBA, Rita Ora, së fundmi është bërë imazh i fushatës publicitare të Calvin Klein. Në
reklamën e lansuar në Britaninë e Madhe, këngëtarja e R’n’B, duket
shumë spontane, femërore dhe sensuale, ndërsa shfaqet edhe me të
brendshme të zeza.
Në faqe të ndryshme në internet ajo ka marrë konsiderata pozitive,
ndërsa nuk kanë munguar krahasimet mes saj dhe këngëtares Cassie, e cila
ka realizuar të njëjtën reklamë në Nju Jork. Zonjushat paraqiten me të
brendshme, bashkë me miq të tjerë, duke treguar anekdota rreth vetes.
20-vjeçarja Rita Ora, emri i vërtetë i së cilës është Rita Sahatçiu Ora,
është bërë e njohur për publikun shqiptar dhe të huaj falë
bashkëpunimit me Craig David me këngën “Where’s your love”, si dhe
pjesëmarrjes në videon e Jay-Z, “Forever Young”, dhe të reperit Drake,
“Over”. /Vip/Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi