Prishet grupi “Zig Zag Orchestra”?
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Prishet grupi “Zig Zag Orchestra”?
“Zig Zag Orchestra” në një komunikatë në Facebook kanë njoftuar
se grupi është shpërndarë dhe kjo për arsye të keqpërdorimeve të fondeve
të përbashkëta nga ana e liderit të grupit Dren Abazi.“Pas
disa pa-rregullsive në menaxhimin e fondeve të përbashkëta, konkretisht
për keqpërdorimin e të ardhurave prej projektit ‘Zig Zag’ të mbështetur
nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ‘Të hollat e Vizave’,
‘pagesat nga dy projektet e Komunës së Prishtinës’, si dhe një numri të
tjera keqpërdorimesh nga lideri i Zig Zag Orchestra, Dren Abazi, me këtë
rast anëtarët e tjerë: Sezgin Curi, Ilir Livoreka, Ertan Iliyaz, Gramoz
Goranci, Ilire Avdiu, Fitim Halimi, Ardit Pira, Drilon Ibrahimi,
njoftojnë opinionin publik dhe adhuruesit e bendit se prej datës
02.03.2011 me vendim unanim nga anëtarët e lartpërmendur, 'Zig Zag
Orchestra' është shpërbërë”, kanë njoftuar anëtarët e grupit të shtunën
në faqen zyrtare në Facebook.
Përveç keqpërdorimit të një shume prej 3200 euro, nga ana e vokalit
të bendit, Dren Abazi, të cilat para ishin derdhur në llogarinë
personale të tij në kuadër të mbështetjes së projektit Zig Zag nga MKRS,
anëtarët tjerë të bendit e kanë akuzuar liderin edhe për mosdorëzim për
të 810 eurove të fituara në shoun Oxygen për ndihmë te një familje e
varfër.
Prishja e grupit do të thotë edhe mospjesëmarrje e Dren Abazit dhe
Anjeza Shahinit në Top Fest me këngën “Ti dhe Unë”, e cila është pronë e
grupit.
“Zyrtarisht ju njoftojmë se Zig Zag Orchestra nuk e lejon Dren Abazin
dhe Anjeza Shahinin të përdorë incizimin dhe aranzhimin e këngës ‘ Ti
dhe Unë’ të realizuar ne ”Agolli Music Production”, pasi që gjithçka
ishte paguar nga bendi dhe dy personat e lartëpërmendur nuk e kanë të
drejtën për shfrytëzimin e çka do që i ka takuar ‘Zig Zag Orchestra’ në
mënyrë individuale, pas shpërbërjes të Zig Zag Orchestra”, është thënë
më tej në komunikatë. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi