Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë e bën atë të çmendet?

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Çfarë e bën atë të çmendet?  Empty Çfarë e bën atë të çmendet?

Mesazh nga Vizitor Sat 5 Mar 2011 - 23:21

Disa meshkuj çmenden pas gjoksit të femrave, disa pas kaviljeve.
Por ka edhe nga ata që e konsiderojnë barkun tundues… Zbulo atëherë si
dhe me kë të përdorësh armët e tua të joshjes.
Nëse i pëlqen fytyra dhe sytë e tu
Ç'do të thotë - Sytë janë pasqyra e shpirtit. Një
mashkull mund të joshet nga gjoksi yt, nga kofshët e tua apo nga vithet.
Por kur bëhet fjalë për dashuri, sytë dhe fytyra marrin shumë rëndësi.
Me sytë bie në dashuri.
Ç'mashkull është - Në erotizmin e tij shkrihen
komponentët intimë dhe ata sentimentalë. Këshilla për ty. Një studim
tregon se dashuria fillon kur mashkulli dhe femra shihen intensivisht në
sy. Bëj dashuri me sy hapur, kështu do ta çmendësh fare.
Çfarë e bën atë të çmendet?  Foto%201%2815%29
Nëse ai pëlqen qafën tënde
Ç'do të thotë - E lëmuar, e butë, qafa e tërheq më
shumë sesa këmbët. Qafa idealisht lidh zemrën dhe trurin. Në botën e
kafshëve, po i tregove qafën, je i nënshtruar. Pra, nëse i afron qafën,
mesazhi është: "Dorëzohem, por mos më bëj keq."
Ç'mashkull është - Mund të jetë një dominues që i
pëlqen të udhëheqë lojën. Qafa është simbol dhembshurie, por të jep edhe
mendime sadiste. Qafa është mbretëria e puthjeve, por edhe e
kafshimeve.
Këshilla për ty - Shfrytëzo potencialin sensual të qafës: qafa e përkulur lehtë në drejtim të shpinës bën pjesë në skenarin e joshjes.
Nëse atij i pëlqen goja jote
Ç'do të thotë - Goja është një simbol seksual. Gjysmë e
mbyllur ajo të kujton puthjet e thella ... Sipërfaqja e gojës është një
mukozë: e ndjeshme, e butë, e pambrojtur. Një kontakt me gojën është
shumë intim.
Ç'mashkull është - Është një tip direkt, i pëlqejnë
kënaqësitë e jetës. Goja është simbolikisht e lidhur me ushqimin. Kush
do gojë, do komunikimin.
Këshilla për ty
- Përtej 1000 mënyrave të të puthurit dhe të
përdorimit të gojës gjatë dashurisë, zbulo vlerën e gjesteve evokuese.
Kalo lehtë një gisht në konturin e buzëve dhe në majë të gjuhës. Kjo
është një ftesë e hapur për dashuri.
Nëse atij i pëlqejnë flokët tuaja
Ç'do të thotë - Në imagjinatën mashkullore, flokët
janë pjesa më e dukshme e feminilitetit. Në fakt, disa meshkuj, s'i
pëlqejnë femrat me flokë të shkurtra.
Ç'mashkull është - Atij i pëlqen gruaja grua, pra klasike, me flokë të gjata. Do ëmbëlsinë, joshjen femërore.
Këshilla për ty - Për meshkujt, flokët përfaqësojnë
anën "kafshërore" të femrave. Flokët e gjata me shtëllunga kanë një
ngarkesë të fortë seksuale. Dhe nëse i mban flokët të lidhura gjatë
ditës, në çastin që i lëshon, i bën atij një ftesë të hapur për dashuri.
Nëse atij i pëlqejnë duart tuaja
Ç'do të thotë - Duart janë një objekt i fortë
erotik. Ai i përfytyron duart e tua se si lëvizin gjatë dashurisë. Edhe
një dorë e zakonshme femre ngjall emocione te mashkulli, sepse është
simbol mbrojtës, i ngrohtë dhe amënor.
Ç'mashkull është - Ai nuk ndalet në fasadë, gërmon në
thellësi, ka shije të rafinuara. Ai mund të bllokohet përpara një dore
të lënë pas dore qoftë ajo edhe e një gruaje shumë të bukur.
Këshilla për ty. Përdor një komunikim pa fjalë, me gjeste dhe vështrime.
Dhe kur i drejtohesh atij, tregoj i pulset. Është një mesazh që do të
thotë: "Shiko, jam e pambrojtur, nuk bëj rezistencë, merrmë."
Çfarë e bën atë të çmendet?  Foto%202%286%29
Nëse atij i pëlqen gjoksi
Ç'do të thotë - Gjoksi i jep fëmijës ushqim, ngrohtësi,
siguri: funksioni i trefishtë mbetet në kujtesën e fëmijës përjetë.
Edhe kur rritet, gjoksi mbetet për mashkullin një objekt i rëndësishëm
evokues.
Ç'mashkull është
- Një mashkull që tërhiqet nga gjoksi i madh,
transferon tek partnerja kujtimin e një nëne gjithmonë të pranishme në
jetën e tij. Po për meshkujt që pëlqejnë gjoksin e vogël, ç'mund të
thuhet? Ata janë kaq të bindur për burrërinë e tyre saqë i duan tek
femra edhe disa karakteristika mashkullore.
Këshilla për ty - Kërkoji të të lyejë gjoksin me krem.
Përveç të mirave estetike, ky do të jetë një masazh që do ta çmend ë
fare. Sipas disa sondazheve, meshkujve u pëlqen gjoksi që rri në një
gotë shampanje.
Nëse atij i pëlqen barku yt
Ç'do të thotë - Barku jep idenë e mëmësisë, por
përfaqëson dhe një etapë të kalimit më poshtë. Pra është një përzierje
pafajësie dhe provokimi.
Ç'mashkull është. Tradicionalisht kurioz i potencialit femëror.Ai pëlqen barkun e fryrë, është indiferent ndaj barkut të sheshtë.
Këshilla për ty - Sipas "Tantra", kërthizës i
korrespondon një nga chakra-t, një burim energjik që lëshon nxehtësi.
Për ta stimuluar atë, ushtrohu me një teknikë frymëmarrje. E shtrirë,
merr frymë thellë sa të të fryhet barku, pastaj nxirre ajrin me forcë
jashtë.
Nëse ai pëlqen vithet e tua
Ç'do të thotë - Paraardhëset tona bënin dashuri duke
i kthyer shpinën partnerit. Nëse deri përpara pak kohësh gjoksi
konsiderohej më joshës, tani më joshëse konsiderohen vithet. Ç'mashkull
është. Mund të ketë një sjellje maskiliste ndaj marrëdhënieve intime.
Atij i pëlqen gruaja-pre, që në dashuri i lë atij komandën.
Këshilla për ty - Lëre atë të bëjë dashuri si të dojë.
Nëse i pëlqejnë këmbët e tua
Ç'do të thotë - Këmbët e bëjnë atë të ëndërrojë, sepse
çojnë në zona "të nxehta". Ç'mashkull është. Ai i do gratë, por pa
dashur t'i dominojë me çdo kusht, thonë seksologët. Këmbët e femrave
megjithëse janë joshëse, shprehin dhe lëvizje, pavarësi. Kështu, ai pret
që në dashuri ta marrësh ti iniciativën.
Këshilla për ty - Një sondazh tregon se 71 % e meshkujve pëlqejnë mbajtëset e çorapeve të zeza që nxjerrin në pah kofshët.
Çfarë e bën atë të çmendet?  Foto%203%281%29
Nëse atij i pëlqejnë këmbët e tua (pjesa e poshtme)
Ç'do të thotë - Femrat në përgjithësi i kushtojnë
rëndësi pedikyrit. Dhe bëjnë mirë, sepse këmbët mund të zgjojnë interes
erotik. Këpucët me taka të larta dhe me lidhëse të holla e shtojnë
feminilitetin dhe joshjen.
Ç'mashkull është - Nëse gjatë dashurisë, ai u
dedikohet këmbëve të tua, është një dashnor i kujdesshëm dhe bujar. Ai e
njeh fuqinë e joshjes të çdo centimetri të trupit të gruas që do.
Këshilla për ty - Taka të larta dhe të holla. Sipas një sondazhi, këto e çmendin shumicën e meshkujve.
/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi