Jim Morrison/ The Doors!
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare te huaj
Faqja 1 e 1
Jim Morrison/ The Doors!
" Në fillimet tona ne ishim duke krijuar muzikë,
rizbuluar vetveten, për çdo natë...
Duke filluar në dy linjat e para muzikore
e ndoshta me dy fjalë apo me dy vargje të para.
Shpesh në bregdet ndërsa shihnim oqeanin,
Së bashku të bashkuar për një kohë të gjatë
ishte një mrekulli për secilin nga ne
e gjitha kjo kohë :
Acid, diell, shokë, oqean, poezi dhe muzikë"
Jim Morrison (1943-1971)
Historia e legjendës së tyre i ka fillimet e veta ndërsa Jim Morrison
(poet, shkrimtar dhe rok-vokal) së bashku me shokun e tij të
Universitetit të
Los Angel-it studentin Ray Manzarek (organo elektrike dhe pianofort)
ishin duke ecur në bregdet në gusht të vitit 1965. Jim-i mbi rërën dhe
ambjentin
e ngrohtë të plazhit i hapet shokut të vet duke i recituar vargje nga
poezia " Moonlight Drive " : Let's swim to the moon / uh huh hu / Let's
climb
throught the tide / Penetrate the evening that the city sleep to
hide... Manzarek pasi e dëgjon mendueshëm i thotë : Këto janë lirika të
shkëlqyera
për këngë që s'i kam dëgjuar asnjëherë më parë. Le të ngrejmë një grup
roku dhe le të bëjmë miliona dollar më tej. Jim ishte aq i befasuar sa
nuk
mundi t'i kthente përgjigje shokut të vet se pikërisht ishte kjo ide që
bluante në mëndje prej një kohe të gjatë. Kështu lindi legjenda e
quajtur The
Doors. Së bashku me ta u bashkuan kitaristi Robbie Kreiger dhe
bateristi John Densmore.
Nga viti 1967 gjer në 1971 Morrison, Manzarek, Krieger dhe Densmore
regjistruan shtatë albume muzikore me kompaninë Elektra Records që e
shpunë The
Doors nga një grup muzikor klubesh , në vëndet e para të klasifikimeve
muzikore , gjer në sferat e grupeve të pavdekshme në historinë e rokut.
Padyshim që Doors-at , si i quanim në ato kohë në Shqipëri, kanë ngelur
një ikonë roku edhe sot me një freski dhe pavdekshmëri rrënqethëse që
vazhdojnë të impresionojnë brezat.
Mbasi kaluan kohë duke kënduar në disa klube nate , vendosen
përkohësisht në klubin Whisky-A-Go-Go-Bar , pikërisht aty filluan të
zhvillojnë një kult
krejtësisht individual në muzikë të parrahur më parë , njëfarsoj
rok-acid apo psikodelik-rok me vargje epike që shpalosnin literalisht
kompleksin e
Edipit në ballada të tilla si rrëngjethësja " The End ". Ishte
pikërisht aty në Whisky... ku Arthur Lee (muzikant) i dëgjoi për të
parën herë dhe i
prezantoi më tej djemtë e çakërdisur tek boss-i i Elektras Jac Holzman
duke i hapur rrugën lavdisë së njërit prej grupeve muzikore më të
sukses'shme
të fund'viteve gjashtëdhjetë.
I regjistruar në vitin 1966 por i lëshuar në publik veçse në 1967
albumi i tyre i parë " Break On Through " ngelet një album që kërkon të
ç'rrënjosë
krejtësisht konservatorizmin kultural amerikan të atyre viteve duke e
zëvendësuar me kulturalizëm krejt të ri nga ana e perceptimit mendor
dhe moral.
Doors-at njihen si pakëzuesit e parë të poezisë së vërtetë me muzikën ,
kjo falë talentit të padiskutueshëm poetik të Morrison i cili edhe si
këngëtar
e bënte gjithë publikun të digjej nën ekstazën e vet seksuale-diabolike
dhe bukurië-ëngjëllore absolute. Por ishte kënga "Light My Fire" që i
hapi
Doors-ave dyert e një suksesi të menjëhershëm. Vetëm shtatë minuta pasi
u luajt për herë të parë në radio , u ngjit direkt në vendin e parë të
hite-ve
të kohës. Albumi " Strange Days " (1967) përbën një nga punët më
serioze të grupit. Madje edhe vargjet e Morrison kanë një karakter të
pjekur në forëm
ballade ( këngët " People Are Strange " , " Love Me Two Times " , "
Backdoor Man " etj ). Ndihen tendenca kundrejt rokut klasik (ç'ka në të
vërtetë ky
grup është) panvarsisht nga psikodelia apo acid-roku që mbështjell veç
faqen e jashtëme të tyre. Në vitin 1968 Doors-at e kaptuan oqeanin duke
u bërë
të njohur në Evropë , fillimisht në Britaninë e Madhe me albumin e tyre
" Waiting For The Sun ". Ndërkohë që lufta e Vietnamit ishte në kulmin
e saj
, me këngët e tyre " Five To One " , " The Unknown Soldier " etj, si
dhe me krejt demonstrimin e deklaratave të hapura kundra luftës ata u
bënë si të
thuash zëdhënës të krejt brezit demokratik të rinisë amerikane të atyre
viteve. Jim Morrison jo rrallë herë u arrestua në këtë periudhë si
prishës i
rendit publik.
" The Soft Parade " është i konsideruar nga kritika si album
eksperimentues çka në të vërtet nuk i përshtatej si duhet
ekspresivitetit të grupit duke
e bërë shtypin të shprehej se : ... Morrison me Doors-at e tij janë
krijuar vetëm për t'u shijuar direkt Live në koncert e jo nëpër albume
eksperimentuese... Ndaj dhe grupi nuk vonoi të shpalos natyrën e vet
rock n' rooll me albumin " Morrison Hotel " një përpjekje e shkëlqyer
për të
rikrijuar urat e lidhjes midis Bluzit dhe Rokut. " L.A. Woman " është
albumi final që kemi nga The Doors. Si me qenë një album profetik duke
mbajtur
në vetvete misticizëm të pashpjegueshëm nëpërmjet baladave rëngjethëse
" Riders On The Storm " ose " Break On Through (to the other side) " ky
album
shënon një kualitet të pakapshëm , si për të na dhënë lamtumirën e
fundit nga Jim Morrison i cili u gjend i vdekur në vaskën e hotelit të
vet në Paris
në korrik të vitit 1971. Që prej asaj kohe The Doors (Portat ose Dyert
në shqip) nuk krijuan më asgjë të re duke na lënë kështu të hapura të
gjitha
dyert e interpretimeve të pavdekshme të këngëve të tyre.James Douglas
Morrison u lind në 8 Dhjetor 1943 në Melbourne, Florida. Vdiq në menyrë
misteroze ( ndoshta infrakt-zemre) në banjën e dhomës së hotelit të tij
në Paris, Francë në 3 Korrik 1971. Eshtrat e tij prehen pranë varrit të
Balzakut dhe shumë shkrimtarëve të tjerë. Përgjatë kësaj periudhe
jetësore të rrufeshme prej njëzet e shtatë vjetësh, Jim Morrison e ka
transformuar
vetveten nga brilant e rrebel student në lëvizjet demokratike, në poet
e këngë-autor origjinal, nga këngëtar legjendar rock n' rroll sharmant
, në
film prodhues dhe shkrimtar endacak. Jim ishte një artist avangardist
në kërkim të pandërprerë. Rregjistroi shtat albume muzikore së bashku
me grupin
e tij The Doors ku pjesën më të madhe të këngëve i shkroi vet. Prodhoi
dy filma të nderuara me çmime në atë kohë. Regjistroi në studio poezi
të cilat
më tej i publikoi në tre botime të ndryshme poetike. Si dhe padyshim
imazhi i tij si legjendë roku kaptoi gjithandej kufijt e mbarë botës
perëndimore.
Finesa (ose kualiteti) i jetës artistike të këtij artisti të
gjithanshëm ngelen shkrimet e tij. Në verën e vitit 1971, pak kohë para
se të vdiste,
kishte shkruar më tepër se gjashqind faqe me poezi, epigrame, lirika,
ese, tregime dhe skenarë filmash. Për të poezia ishte një rrugë drejt
prakticitetit dhe perfektshmëris jetësore. Si e tillë pjesa më e madhe
e këtyre vargjeve janë shkruar nëpër blloqet dhe fletorkat e tij të
shënimeve
personale, nëpër aeroporte, nëpër autorugët gjigande të Amerikës, në
turnetë e muzikës në Europë, pas skene, në bregdet lindje-perëndim,
hotele, bare,
restorante, taksi, gjithandej. Shumë prej tyre ngelën madje edhe të
papërfunduara dhe papërpunuara si pasoj e vdekjes së parakohëshme të
këtij poeti
modern amerikan sikurse edhe një zëri të gjithë e kanë cilësuar.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: Jim Morrison/ The Doors!
Thenie te famshme te idhullit Jim morrison
Për jetën dhe veten...
1. Kam lindur duke qarë kur të gjithë qeshnin. Do të vdes duke qeshur kur të gjithë do qajnë!
2. Bëj që jeta jote të jetë një ëndërr por mos lejo që ëndrra të bëhet jeta jote!
3. Jeta më dhuroi tre zgjidhje: seks, drogë, dhe vdekje. Une zgjodha 2 të parat; e treta më zgjodhi mua.
4. Dielli që perëndon të prek në shpirt vetëm për të të kujtuar se të vodhi dhe një ditë.
5. Mos jeto me frikën e vdekjes por vdis me gëzimin se ke jetuar.
6. Më mirë te humbasësh një çast të jetës sesa jetën në një çast.
7. Ne nuk jemi ata që jemi por vetëm ajo që të tjerët shohin tek ne.
8. Derisa ngjyra e lëkurës do të jetë më rëndësishme sesa ngjyra e syve, do të ketë luftë.
9. Më mirë një fund i dëshpëruar sesa një dëshpërim pa fund.
10. Të lindësh e pastaj të vdesësh. Ky është absurditeti i jetës.
Për vdekjen, trishtimin dhe hidhërimet e dashurisë...
11. Prapa çdo loje ekziston ideali i vdekjes.
12.Të gjithë kërkojnë një mik, por asnjë nuk provon të bëhet i tillë.
13. Po u zgjove në mëngjes dhe nuk e pe diellin ose dielli je ti, ose ke vdekur.
14. Përse nuk na lejojnë të dashurojmë në X vjeç kur mund të vdesim në çdo moshë?!
15. Nuk ju kërkova unë të më lindni, ndaj më lini të jetoj.
16. Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm.
17. Buzëqesh gjithnjë edhe pse buzëqeshja jote është e trishtuar, sepse
më i trishtuar se një buzëqeshje është trishtimi që nuk buzëqesh kurrë.
18. Jeta është veç një ëndërr në rrugën e vdekjes.
19. Uroj që kur të vdes të shkoj në parajsë, sepse ferrin e jetova këtu.
20. Dashuria është gëzimi i qenies 2, tmerri që mbetesh 1, frika që bëhesh 3.
21. Nëse juve ju mungon dikush në botë, për mua jeni ju që i mungoni botës.
22. Mos qaj!!! Sepse në botë ekziston gjithnjë një person që jeton për buzëqeshjen tënde.
Kto thenie te bejne te reflektosh....

Mbi vdekjen:
Dua ti ndjej shijen, dua ta degjoj, dua ti mar ere. Mbitegjitha vdekja
vjen vetem nje here, apo jo? Nuk dua te mungoj ne kete takim.. Shoku im
nuk e
di... ndoshta mund te jete eksperienca qe te ofron copen munguese se
mozaikut te jetes
MORRISON ( 1943-1971) - 35 vjetori i vdekjes.
KENGETARI QE IKU PER TE MBETUR MIT
E kane quajtur: "Poeti i lirise" dhe "Njeri me zemer te madhe"; "Njeri
me nje tru brilant qe me jeten e tij arriti te ndryshonte mentalitetin
e
njerezve";. Varri i tij ne Paris eshte vend pelegrinazhi per
admiruesit, muzikantet, poetet , njerezit e ardhur nga e gjithe bota.
Prej vitesh,
gjithkush qe e njeh mire historine e muzikes se rock-ut dhe shkon ne
Paris, ndalon ne banesen e perjetshme te Jim Morrison, ne kujtim te
artistit
brilant, por po aq edhe veteshkaterrues.
Ne nje varr te vogel ne varrezen e Pere Lachaise, prehet lideri i "The
Doors", nje nga grupet me te njohur amerikane te viteve '60 te
shekullit te
kaluar. Ai u gjet i vdekur me 3 korrik te vitit 1971, ne apartamentin e
tij ne Paris, ku ishte vendosur per te pushuar dhe per te shkruar kater
muaj
me pare me te dashuren e tij, Pamela Courson. Disa agjenci lajmesh
njoftuan se, ne kete pervjetor te 35-te vdekjes, se Jim Morrison,
banesa e tij e
perjetshme eshte vizituar nga qindra njerez. Shumekush e ka quajtur
"njeri me zemer te madhe"; "njeri me nje tru brilant qe me jeten e tij
arriti te
ndryshonte mentalitetin e njerezve"; apo edhe "poeti i lirise". Shume
lule, vizatime, foto, qirinj, mesazhe dhe partitura kane mbuluar vendin
ku
prehet idhulli i rok-ut, i dashuruari i blues-it, i lindur ne
Melbourn-Florida me 8 dhjetor 1943, (37 vjet me vone ne te njejten date
do te vritej
John Lennon). "James Douglas Morrison (1943-1971)", shkruhet ne pllaken
metalike te varrit shoqeruar me nje thenie klasike greke, "Ishte nje
demon".
Ne vitin 1990, u vodh nga varri busti i Morrison, ndoshta nga ndonje
admirues, bust i cili nuk u gjet me kurre. Shkrime te te gjitha
llojeve, mbulojne
banesen e tij te perjetshme. Bile me pare ne hyrje te varrezes, disa
shigjeta tregonin edhe rrugen qe te çonte drejt “Morrison”-it . Edhe
varret e te
famshmeve, Oscar Wilde (i mbuluar nga tekste dhe te puthura), Maria
Callas, Edith Piaf, Sarah Bernhardt, deri te Chopin, Moliere y La
Fontaine, qe
gjenden ne kete varreze, duket se nuk kane zgjuar kaq shume pasione se
sa Morrison. Por nuk kane munguar asnjehere edhe kundershtare te jetes
se
Morrison-it, te cilet e percaktojne ate si nje njeri qe ka sjelle me
shume fatkeqesi se sa kenaqesi. Pika me kulminante ne varrin e Morrison
cilesohet
viti 1991, kur ne 20-vjetorin e vdekjes se tij, policia u detyrua te
perdore gaz-lotesjelles per te larguar admiruesit e zhurmshem qe i
‘kishin
pushtuar’ varrin. E verteta eshte se Parisi me teper e mbajti Morrison,
per detyrim - sipas burimeve anonime, familja nuk donte te merrte
trupin e tij
e turperuar nga jeta e tij "seks, droge dhe rock and roll". Ndonese
shume e besojne vdekjen e tij per shkak te mbidozes se droges- mjeket u
shprehen
zyrtarisht se shkak per vdekjen e tij kishte qene nje atak kardiak. Por
pavaresisht trajektores se karrieres se liderit te grupit “The doors,”
(u
ndalua dhe u gjykua kur doli i zhveshur ne nje koncert ne Majami),
Morrison si poet la gjurme ne historine e rock-ut me tekstet e tij
enigmatike mbi
anen e erret e jetes. Eshte fakt qe, Ai, u konsiderua me shume se
kengetar, poet dhe gjate jetes se tij publikoi librat ,"The lords",
"The New
Creatures" dhe "An American Prayer".

E adhuroj pafund.....ai eshte i PAVDEKSHEM
Ndiz Flaken Time
Si do te genjeja
Cfare genjeshtari do ishja
Nese do te beja te besosh
Qe kemi arritu majen.
Hajde zemer, ndiz flaken time
Jepi mos ki frike, versul flaket e mia
Provo te ndezesh natën.
Momenti i hezitimit kaloi
Dhe nuk kemi kohe te rrotullohemi ne balte:
Duhet vetem te provojme, me e keqja mund te humbim
Dashurine tone ne krahet e nje pirgu funeber
Jepi zemer, ndiz flaken time
Ti ke shkrepsin per shpirtin tim
Dhe flakhedhesin per naten.
Mjaft me hezitime,
Hedhim poshte balten
Dhe luajme ne ruleten e jetes
Si fishat. Dashuria jone e ndezur
Hajde zemer, ndiz flaken time
Versul flaket e mia
Dhe nata do digjet me ne
Do isha nje genjeshtar
Nje mashtrues
Nese do te thoja qe
Nuk kemi tjeter gje per te arritur
Forca kinge, ndezim gjithcka
Duhet te djegim naten.
(Jim Morrison, 1943-1971)

Njerezit kane frike nga vetvetja, nga realiteti i tyre; nga ndjenjat mbi te gjitha...
Njerezit flasin se sa e madherishme eshte dashuria, por ato jane
idotesira. Dashuria vret! Ndjenjat jane shqetesuese. Na kane mesuar se
dhimbja dhe e
keqja jane te rrezikshme. Si mund te dashurosh kur ke frike nga
ndjenja?? Dhimbja eshte bere qe t'na zgjoje. Njerezit mundohen ta
fshehin dhimbjen.
Por e kane gabim. Dhimbja eshte dicka qe duhet mbajtur me vete, si nje
radio. Ti ndjen forcen tende duke ndjere dhimbje. E gjitha qendron se
si e
mban. Ajo ka rendesi. Dhimbja eshte nje ndjenje. Ndjenjat e tua jane
pjese e jotja. Realiteti yt.
Nese ndihesh i turperuar prej tyre dhe i fsheh ato, ti po lejon
shoqerine te shkaterroje realitetin tend. Duhet te ngrihesh per te
drejten e te
ndjerit te dhimbjes tende!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi