Kosovari, vlerëson talentet gjermanë
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Kosovari, vlerëson talentet gjermanë
2011-03-05
Kosovarozvicerani Patrick Nuo, sivjet po ndan
drejtësinë në “Deuchtland Sucht Den SuperStar”. Këtë javë ai kritikoi
kosovarin tjetër, që po konkurron në këtë festival, Ardian Bujupi.
Të gjithë ata që kishin parë Ardian Bujupin në shoun e madh televiziv
të Gjermanisë, “Deutchland Sucht Den SuperStar”, pakkush kishte menduar
se aty është edhe një kosovar tjetër.
Është ky anëtari i jurisë së këtij emisioni, Patrick Nuo, i cili po
bën ndarjen e drejtësisë për talentet gjermanë që po defilojnë në këtë
emision tash e disa javë, raporton Express.
Nuo, këtë javë ishte kritik ndaj Ardianit, konkurrentit të vetëm
kosovar, duke e kritikuar atë për paraqitje më të dobët se një javë më
parë.
“Ardian, nuk keni qenë në formën e javës së kaluar. Keni pasur një
ulje graduale që dallon shumë nga prezantimi që keni pasur me këngën
‘Sway’ të Bubble”, i ka thënë ai Bujupit.
Por, për Ardianin kritika kishte pasur edhe anëtarja tjetër e jurisë,
Fernanda Brandao, e cila e kishte kritikuar atë për veshje, por jo për
interpretim të këngës, ndërkaq me nota të mira Bujupi kishte marrë nga
kryetari i jurisë, gjermani Dieter Bohlen.
Por, kush është Patricku që arriti të jetë njëri prej anëtarëve të
një emision më të shikuarin në Evropë, sidomos në vendet gjermanofolëse?
Edhe pse shumë pak kanë njohuri për të, Patrick e ka babanë kosovar nga qyteti i Gjakovës, ndërkaq nëna e tij është zvicerane.
Në ueb-faqen e tij shkruan se ai është rritur në Lucerne të Zvicrës,
ndërkaq ëndërr ka pasur që të luajë tenis. Por pasi kishte dështuar në
këtë sport, ai vendosi t’i fokusohet muzikës duke filluar një karrierë
që e ka bërë atë të famshëm në tërë Evropën.
Karrierën e tij e fillon në Hamburg të Gjermanisë, ku fillon punën
për të incizuar në disa produksione të këtij vendi. Përveç kësaj,
Patrick është edhe aktor dhe model, përderisa shpesh është parë duke
marrë pjesë edhe në projekte të ndryshme humanitare.
Ai u bë i njohur në vitin 2002, kur takoi producentin dhe
kompozitorin David Jost, i cili i ndihmoi atij për të nënshkruar
kontratë me shtëpinë e njohur evropiane të muzikës, “Warner Music”. Pas
disa muajve, ky duo krijoi një album të cilin e quajtën “Welcome” dhe
doli në treg në vitin 2003. Këngët “5 Days” dhe “Reanimate” ishin hite
në Zvicër dhe Gjermani, ku qëndruan me javë të tëra në krye të
top-listave. Për shkak të suksesit të madh, albumi u ripërpunua dhe
ridoli në treg në prill të vitit 2004, ndërkaq Patrick punoi edhe një
“single” të ri me titull “Undone”.
Pavarësisht suksesit, Patrick po ashtu mori pjesë në projektin
humanitar “Zeichen der Zeit”, ku u lansua edhe hiti "Du Bist Nicht
Allein” që ishte ndër 10 këngët më të mira në Gjermani dhe mandej lansoi
hitin "Ein Weiterer Morgen".
Në qershor të vitit 2007, Patrick lansoi albumin e tretë me titull
“Nuo” me hitet “To Late (To Save It With A Love Song)". "Too Late" ishte
albumi i 83’të më i shituri në vendet gjermanofolëse në vitin 2007,
përderisa “single” i albumit “Watchin' Over You”, i lansuar në vitin
2006 arriti në vendin e 54-t si njëra prej këngëve më të dëgjuara të
vitit.
Që nga korriku i vitit 2010, Patrick Nuo ka zëvendësuar anëtarin e
jurisë, Volker Neumüller, i cili ishte anëtar i emisionit “Deutschland
sucht den Superstar”. Ai ndanë drejtësinë në këtë show bashkë me
producentin e famshëm gjerman, Dieter Bohlen dhe aktoren Fernanda
Brandao.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Tragjedi në Gjermani, kosovari ekzekuton familjen
» Qeveria gjermane kundër Firefox
» Kukullat që recitojnë Kuranin, hit në çerdhet gjermane
» Policia gjermane në aksion kundër vibratorit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi